CILAT JANË FORMAT E KULTIVIMIT TEK  KIVI?




Si bimë që kërkon sistem mbështetje, por edhe si bimë me rritje të bujshme, kivin mund ta mbajmë në shumë forma. 

  • kordon horizontal me një tel;
  • kordon horizontal me dy tela;
  • kordon horizontal me tre tela;
  • pjergulla;
  • dopio pjergulla;
  • tenda;
  • tunel;
  • e varur në një faqe;
  • e varur në dy faqe;

Më shumë takohet mbajtja në formë tende e pjergulle. Largësia e mbjelljes në këto forma është 4 - 5 x 5 m. 

  • Gjithashtu e përhapur është edhe mbajtja e kordonit me 2-3 tela.
  • Në vendin tonë, atje ku kultivohet, mbahet në formën e tendës.
  • Forma kordon horizontal me një tel: Kjo formë është e ngjashme me formën që i japim hardhisë.
  • Lartësia shkon nga 1.8-2 metër dhe shërbimet e vjelja bëhen nga toka.

Formimi i kordonit fillon që në vitin e parë. Nga dy tre lastarë të dalë, ruajmë një lastarë më të shëndetshëm. Në vitin e dytë të vegjetacionit në kohën e krasitjes ky lastarë pritet në lartësinë e telit të parë plus 2-3 sytha. Vitin pasardhës nga lastarët e dalë zgjidhen dy më të fuqishmit i shtrijmë në drejtim të rreshtit duke formuar kordonin në të dy krahët e trupit të bimës. Prej kordonëve (krahëve)  mund të dalin lastarë që nuk prodhojnë. Këto lastër rrallohen në largësinë 35-45 cm. Nëse ato shfaqen përsëri gjatë vegjetacionit ato shkurtohen në 4-5  ndërnyje.

  • Degëzat e reja që kanë prodhuar i presim në 7-8 sytha pas frutit të fundit.
  • Në kordon lihen16-18 sytha prodhues, të cilat përtërihen herë pas herë për të mos larguar prodhimin nga kordoni.
  • Edhe kordonët e tjera me dy tre tela ndjekin të njëjtën procedurë formimi.             

Pjergulla: Është një formë e mbajtjes së kivit mbi një sistem mbështetës në formën e germës “T”, në të cilën kalojnë dy tela.

Vitin e parë ruajmë vetëm një lastar të fortë dhe ky shtrihet e lidhet në drejtim të rreshtit dhe e presim sipas rritjes në kohën e krasitjes dimërore. Nga ky lastarë ruajmë një degëz të re për të krijuar anën tjetër të pjergullës. Në anën e krijuar një vit më parë lastarët i vendosim në largësi 30-40 cm. Pas një farë kohë këto degëza i krasisim në 4-5 sytha. Gjatë vegjetacionit degëzat  që nuk kanë fruta i heqim.

Pjergulla e dyfishtë: krijohet njëlloj si pjergulla e vetmuar, por në të degëzat që prodhojnë i vendosim në të dy anët e skeletit  mbështetës.

Tenda: Është forma më tradicionale që është përdorur në Zelandën e Re dhe që ka gjetur zbatim edhe tek ne. Në këtë formë bimët mbillen në kuadrat (katror) dhe mbulojnë të gjithë sipërfaqen e tendës. 

Në vitin e parë i kushtohet kujdes formimit të një dege të rritur e të fuqishme. Kur arrin lartësinë e telit të tendës atë e fiksojmë (lidhim). Zakonisht krijohen katër krahë (kordonë) të cilat shtrihen në të katër anët e tendës (telit kryesor). Për krijimin e saj mund të kërkohen  më shumë se 2-3 vjet.  Trungu mbahet gjithmonë i pastër nga lastarët që shpërthejnë në të. Në vitin e tretë, lastarët që kanë prodhuar shkurtohen me 7-8 sytha sipër frutit të fundit.

  • Tuneli: Formohet njëlloj si tenda, por ndryshon skeleti i shtratit mbajtës dhe shtrirja nuk është në të katër anët.
  • Format e varura: Këto janë forma të reja dhe që kanë gjetur zbatim më shumë në SHBA. Kjo formë shfrytëzon më mirë, se forma tunel, pjergull apo tende, energjinë diellore. Këta janë forma që përdoren më tepër për zbukurim.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Shërbimet agroteknike tek kivi

Data e publikimit: 23/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë

SI MUND TË PARANDALOHEN DHE LUFTOHEN LYTHAT?

Vaksinat mund të ndihmojnë në parandalimin e lythave tek gjedhët e pa infektuar më parë.

Lexo më shumë