MJELJA DHE HIGJENA E MJELJES NË DELE




Mjelja përbën një nga operacionet më të rëndësishme tek delja, e lidhur ngushtë me higjenën, mastitet, cilësinë e qumështit, si dhe angazhimin e fuqisë punëtore. Tregoni kujdes me pastërtinë e kafshës, të mjedisit, paisjeve dhe tuajën! Një qumësht cilësor fillon me mjedisin e pastërt, ndaj siguroni dysheme të thata, e të pastra, si dhe mjedise të drenazhuara përreth stallës.  

Garantoni pastërtinë e gjirit të deles, së pari duke e pastruar zonën përreth nga leshi sa herë të jetë e nevojshme, duke pastruar gjirin me peceta të pastra, si dhe duke bërë dizinfektimin e thithave para mjeljes me solucion dizinfektant dhe gota dizinfektimi. 

Kujdes! Vëzhgoni dhe eleminoni faktorët që rrezikojnë higjenën dhe cilësinë e qumështit siç janë dëmtimet e lëkurës së gjirit nga pirja e qengjave, dëmtimet mekanike ose plagët, infeksione apo përqëndrimi i insekteve. Pa dyshim duart tuaja, rrobat e punës si dhe enët e mjeljes duhet të jenë në nivelin maksimal të pastërtisë. Për një higjenë dhe cilësi maksimale, si dhe efiçencë të operacioneve të punës në fermë, kur rezultatet e rendimentit të qumështit janë justifikuese, ju rekomandojmë përdorimin e makinave mjelëse! 

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për kontrollin thundrave në dele.

Data e publikimit: 01/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

PYETJET MË TË SHPESHTA NË FUSHËN E BLEGTORISË - II

Duke ndarë me ju një përmbledhëse të tillë të situatave që hasin fermerë të ndyshëm me tufat e tyre, ju mund ti paraprini ngjarjeve në fermën tuaj dhe të jeni të përgatitur për t'i përballuar ato në kohë.

Lexo më shumë

ÇFARË ËSHTË E RËNDËSISHME TË DINI NDËRSA SHKOJMË DREJT ANËTARËSIMIT TË VENDIT NË BASHKIMIN EUROPIAN

Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.

Lexo më shumë

MEDIKAMENTET VETERINARE DHE USHQIMET ME PËRMBAJTJE MEDIKAMENTESH

Për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë përgatitur rregulla uniform për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve nga efektet potenciale të këtyre mbetjeve.

Lexo më shumë

ÇFARË ËSHTË KOMPOSTIMI DHE VLERAT E TIJ

Keni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?

Lexo më shumë