GJENETIKA NË SHËRBIM TË NEVOJAVE TË FERMËS - FERTILITETI




Ky artikull është pjesë e një seri artikujsh përgatitur për t’ju ardhur në ndihmë në zgjidhjen e problemeve që hasni gjatë menaxhimit të tufës së gjedhit në fermën tuaj përmes seleksionimit të tipareve të përzgjedhura gjenetikisht. Në këtë artikull do të përqëndrohemi në mënyrë të veçantë në zgjidhjen e problemeve të lidhura me fertilitetin.

Siç ju kemi bërë me dije inseminimi artificial nuk është një praktikë e cila mundëson vetëm sigurimin e pasardhësve në fermë, por garanton edhe përmirësime gjenetike përmes demave të përzgjedhur duke mundësuar përmirësim të situatave kritike në fermë. 

Sigurimi i një inseminimi fekondues (barrësues) është një praktikë e cila jo vetëm garanton vijimësinë e jetës në tufë, marrjen e një pasardhësi brenda vitit, por mbi të gjitha ka edhe një ndikim ekonomik mbi fermën. Mjafton një përllogaritje e thjeshtë mbi humbjen që shkaktohet nga kohëzgjatja e inseminimit fekondues me një cikël prej 21 ditë. Kjo vonëse shoqërohet me humbje të prodhimit të qumështit dhe të mishit për 21 ditë. 

Supozojmë se mesatarja e prodhimit të qumështit është 20 litër për krerë në ditë dhe çmimi i qumështit është 65 lekë/litër. Nga përllogaritja rezulton se humbja nga mungesa e prodhimit të qumështit do të jetë 21 ditë x 20 litër / krerë x 65 lekë/ litër, total 23,700 lekë.

Supozojmë se mesatarja e shtesës së peshës së viçit është 0.8 kg në ditë dhe çmimi i mishit është 600 lekë/kg. Nga përllogaritja rezulton se humbja nga mungesa e viçit është 21 ditë x 0.8 kg x 600 lekë/kg, totali 10,080 lekë. 

Pra, gjatë vonesës prej vetëm 21 ditë të inseminimit fekondues, në fermë shkaktohet një humbje totale për krerë prej 37,380 lekë (qumësht dhe mish). Përmirësimi i treguesve të fekonditetit përmes seleksionimit dhe përmirësimit gjenetik, është shndërruar në një sfidë të kohës ku gjenetistët marrin në konsideratë si aftësitë riprodhuese të materialit gjenetik ashtu edhe gjendjen e funksionimin e organeve riprodhuese tek lopët për përmirësimin e aftësive të tyre në fekondim.     

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me mënyrën se Si të realizojmë përzgjedhjen e demave për përmirësimin e tipareve të dëshiruara  - fekonditeti

Data e publikimit: 18/12/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë