Mbjellja e fidanit të specit




                                                                           REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Çfarë duhet të bëni përpara se të mbillni fidanin?
Përpara se të mbillni fidanët ju duhet të disifektoni dhe të pajisni serën me masa mbrojtëse kundrejt agjentëve dëmtues si kurthe ngjitëse, ferromone etj. Më pas filloni me përgatitjen e tokës; duke filluar me punimin e saj, për të krijuar një regjim të mirë ujor-ajor, i cili është një kusht i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e specit.

 KUJDES! Përgatitja e tokës duhet filluar menjëherë mbas largimit të kulturës paraardhëse. 

REKOMANDIM!  PËRPARA SE FERMERI TË VENDOSË SE CILIN VARIETET DO TË MBJELLË, DUHET TA EKSPERIMENTOJË ATË NË SASI TË VOGLA, QË TË SHIKOJË NËQOFTËSE ËSHTË I PËRSHTATSHËM NË KUSHTET E TIJ KLIMATERIKE. 

Distancat në të cilat fidanët e specit mbillen janë në bazë të zhvillimit vegjetativ, e cila varion në 2-3 bimë/m²

Metoda që sugjerohet për mbjelljen e specit vijon si më poshtë:
Rreshta të afruar me njëri-tjetrin në distancë 60 cm, bima me bimën 60 cm dhe distanca mes dy rreshtave është 1 m për një total prej 2 bimë/m² ose një distancë prej 40 cm nga bima në bimë për një total prej 3 bimë/m².
Mbjellja bëhet me gropa. Kubiku vendoset rrafsh me nivelin e tokës për të mënjanuar dëmtimin e qafës së bimës. Fill pas mbjelljes, bima ujitet për të lidhur kubikun me tokën. 

Lidhja e frutave të specit ndikohet shumë nga temperaturat. Në temperatura nën 12°C dhe mbi 30°C, lulet nuk lidhen. Edhe në rast se arrijnë të formojnë frut, ato janë shumë të deformuara. Këto deformime vihen re më shumë në frutat me formë këmbane. Temperatura për lidhjen e frutave është 18-28°C. Kini parasysh që hormonet tek speci nuk japin efekt. Sugjerohet përdorimi i bletëve pjalmuese kur bima është në këtë fazë. Një koshere bletësh pjalmuese mbulon 3500 m2. Gjithashtu duhet patur kujdes përdorimi i insekticideve, pasi disa lloje ndikojnë negativisht tek bletët.

Temperatura dhe lagështia ajrore e rekomanduar:
Temperaturat optimale që bima të funksionojë janë: 22°C - 24°C gjatë ditës dhe rreth 17°C-19°C gjatë natës, me lagështi ajrore 60-70%, si ditën dhe natën. Luhatje nga këto vlera e bëjnë bimën më të ndjeshme ndaj sëmundjeve. 

Si duhet të krasitet speci?
Krasitja e specit bëhet kur bima jep lulet e para. Ajo konsiston në heqjen e të gjithë krahëzave. Më pas bima lidhet me spango, në dy, tre ose në katër degë. Një skemë krasitje, që përfshin edhe orientimin e bimës në katër degë, mund ta shihni në foton e mëposhtme. Vijat e kuqe simbolizojnë pjesët e bimës që duhen hequr. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi skemat plehëruese të  specit.

Data e publikimit: 11/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Kriteret teknike për ngritjen e një pemëtoreje

Ngritja e një pemishte është një investim me vlera të mëdha afatgjatë dhe meriton një planifikim shumë të mirë sepse gabimi më i vogël në fillim është me kosto të lartë dhe i pa korrigjueshëm më vonë.

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të rrushit të tavolinës në serra

Cilat janë disa nga përparësitë e kultivimit të rrushit në serra?

Lexo më shumë

Kultivimi i shalqirit në serra

Shalqiri është një kulturë shumë e përhapur në Shqipëri. Ai prodhohet kryesisht në zonat bregdetare, në fushë të hapur dhe në mjedise të mbrojtura.

Lexo më shumë

RËNDËSIA E PRODHIMIT TË FIDANIT NË FIDANISHTE

Fidanishtja është e krijuar enkas me kushtet e përshtatshme, të cilat sigurojnë rritjen e një fidani cilësor dhe të shëndetshëm.

Lexo më shumë