REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Cilët elementë të menaxhimit duhet të mbani parasysh për një mëshqerrë që plotëson synimet tuaja? Disa aspekte të tjera të menaxhimit të mëshqerrave lidhen me procesin e përzgjedhjes së tyre, ndërzimin, kujdesin pas pjelljes si dhe strehimin e përshtatshëm. Vlerësoni siç duhet sejcilin prej këtyre elementëve për të siguruar një mëshqerrë të shëndetëshme dhe productive.
Si të përzgjidhni mëshqerrën më të mirë?
Çfarë duhet të konsideroni për ndërzimin e mëshqerrave? Përzgjidhni për ndërzimin artificial dema që sigurojnë jo vetëm progres gjenetik, por edhe lehtësi në pjellje
Siguroni që mosha e ndërzimit të jetë 13-15 muajshe e kombinuar me peshën rreth 350 kg në varësi kjo edhe nga rraca.
Tregoni kujdes të veçantë në përzgjedhjen e demave për ndërzim artificail të mëshqerrave – zgjidhni dema me histori të provuar për lehtësinë në pjellje, si dhe sigurojnë dinamikë të mirë rritje.
Kërkoni nga tekniku i inseminimit ose veterineri diagnostikimin e barrsmërisë;
Bëni vlerësimin e kondicionit trupor me afrimin e periudhës së pjelljes;
Mbani parasysh se rritja më e madhe e fetusit ndodh në dy muajt e fundit të barrsmërisë, ndaj kujdes mos i dhjamosni mëshqerrat në periudhën para pjelljes.
Kujdesi ndaj Pjelljes Pjellja e parë e një mëshqerre duhet të ndodhë në moshën 22-24 muajshe.
Siguroni një martenitet të thatë, të pastër, me hapsirën dhe ventilimin e duhur, dhe të mbrojtur nga korrentet e forta ajrore.
Pastroni dhe dizinfektoni martenitetin pas çdo përdorimi.
Eliminoni stresin gjatë pjelljes, duke zhvendosur mëshqerrat në afërsi të martenitetit rreth 7-10 ditë para pjelljes.
Kontrolloni mëshqerrat çdo dy orë në zonën e pjelljes.
Kushtojini vëmendje ndriçimit të stallës; duke krijuar kushte të sigurta për shërbim ndaj kafshëve.
Pas pjelljes mëshqerra duhet të jetë aktive, të ngrihet dhe ndihmojë të voglin brenda 30 minutave, të realizojë jashtëqitjen si dhe pirjen e ujit, në të kundërt ju rekomandojmë të kërkoni ndihmë nga veterineri.
Çfarë duhet të konsideroni për strehimin e mëshqerrave?
Hapësira e nevojshme për strehim ju siguron mëshqerrave lehtësi për ushqim, ujë, ajër, e rehati.
Hapësira në grazhd, forma dhe shtresa e tij janë të rëndësishme për mire ushqyerjen e mëshqerrave.
Siguroni që dyshemeja të ketë një nivel të caktuar ashpërsie të betonit për të parandaluar rrëshqitjen.
Siguroni që grazhdi të ketë një sipërfaqe të lëmuar me qëllim që ju ta shtyni ushqimin drejt mëshqerrave sa më lehtësisht.