Menaxhimi i integruar i pambukores (Euphyllura olivina) së ullirit




Është dëmtues prezent në ullishtet tona.

Duhet kushtuar një vëmëndje e veçantë për një menaxhim bazuar në faktorë abiotikë dhe biologjik.

 

Si ta njohim këtë dëmtues? 

Insekt i rritur:

  • Ka ngjyre të gjelbërt, e cila me kalimin e kohës errësohet.
  • Ka gjatësi 2.5-3 mm.
  • Gjerësi 1 mm.

 

Veza

  • Ka formë epilektike.
  • Gjatësi 0.5 mm dhe është e pajisur me një zgjatim me anë të të cilit fiksohet në gjethet e reja të ullirit.
  • Vezët e sapo vendosura kanë ngjyrë të bardhë dhe më pas bëhen të gjelbërta dhe në fund të inkubacionit mund të vërehen dy pika të kuqe që përfaqësojnë sytë e larvave.

 

Larva:

  • Është e vogël, më pak se 1mm dhe e mbuluar me setole.
  • Ka ngjyrë të verdhë.
  • Kalon në 5 stade.
  • Në pjesën e barkut ka disa gjendra që sekretojnë një dyllë të bardhë, me anë të cilit kolonitë mund të mbulohen plotësisht.
  • Dallohet me lehtësi në degëzat e reja të ullirit ose lulëritë e infektuara.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë si është Ecuria e dëmtuesit?

Data e publikimit: 22/05/2026


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Menaxhimi i integruar i hundëgjatit (Otiorrhynchus cribricollis Gyll.)

Zbulo se si të njohësh këtë dëmtues

Lexo më shumë

Përhapja, Bimët Pritëse dhe Bioetologjia e Hundëgjatit të Ullirit

Si është ecuria e dëmtuesit?

Lexo më shumë

Hundëgjati i Ullirit: Dëmet dhe Sistemi i Kontrollit të Dëmtuesit

Cili është dëmi dhe sistemi i kontrollit të dëmtuesit?

Lexo më shumë

Ecuria e dëmtuesit te pambukorja e ullirit

A e dini se pambukorja e ullirit zhvillon 3-4 brezni në vit kur kushtet klimatike janë të favorshme?

Lexo më shumë