Duhet bërë bllokimi artificial i pjelljes përgjat sezonit veror i cili është një nga operacionet më të rëndësishme që duhet të kryhet në praktikat e bletarisë, me qëllim që varroa në kolonitë e bletëve të gjendet vetëm në fazën foretike!
Si arrihet bllokimi artificial i pjelljes?
Përmes bllokimit artificial të pjelljes; i cili mund te realizohet me ndihmën e tipeve të ndryshme të kafazeve të cilat mund të jenë të modeluara për të blokuar vetëm mëmën, ose modele që mundësojnë kufizimin e një ose më shumë

ROITJA NATYRALE DHE LUFTA KUNDËR VARROAS
Roitja natyrale mund të bëjë të mundur kryerjen e trajtimit në kulmin e sezonit pranveror-veror, e kështu përgjithësisht të jep mundësinë e për të arritur deri trajtimi rradikal pa nevojën e ndërhyrjeve të tjera në këtë diapazon kohor. Për faktin se mëma që roit ndalon së depozituari vezë disa ditë përpara roitjes, e ngaqë mëmë e re do të fillojë të depozitojë vezë 10-15 ditë pas roitjes, do të ketë pjellë të re të vulosur pas 8-9 ditësh të tjera. Kështu që rreth 20 ditë pas roitjes do të kemi një koloni bletësh që ka vetëm pjellë të hapur, ku varroa gjendet e gjitha jashtë dhe vetëm në trupin e bletëve. Në rastet kur bletari nuk e di saktësisht datën e roitjes mjafton të verifikohet pak a shumë momeni kur kolonia e bletëve të jetë pak a shumë pa pjellë të vulosur dhe që të vërehet prania e vezëve dhe larvave të reja në korniza, për të ndërhyrë me trajtimin me Acid oksalik.

HEQJA E MËMËS DHE LUFTIMI I VARROAS
Me koloni jetime bletësh nënkuptohet eleminimi i mëmës prej saj. Mëma mund të vritet (për shumë bletarë kjo gjë mund të duket si veprim i ashpër, prandaj sejcili duhet të veprojë sipas ndjeshmërisë së vet) ose ndryshe mëma mund të hiqet, qoftë edhe përkohësishtë duke e transferuar në një tjetër zgjua me disa hoje të cilat në përmbajtjen e tyre kanë vetëm mjaltë dhe bletë. Në këtë mënyrë kolonia të cilës i është hequr mëma duhet të ribëjë një mëmë të re dhe ndërkohë që asaj i duhet të çelë, të fekondohet e të nisë të depozitojë vezë e që më pas të ketë një pjellë të re, ndërkohë që e gjithë pjella e mëmës së vjetër do të çelë pas 24 ditës nga largimi i saj, do të kemi vetëm varroan në fazën foretike, gjë që mundëson ndërhyrjen me acid oksalik.

BLLOKIMI ARTIFICIAL I PJELLËS
Bllokimi i pjellës në sezonin veror i cili arrihet përmes kufizimit të mëmës në një kafaz ose në një hoje me pjellë përmes përdorimit të dy copave diafragme, është një teknikë shumë e thjeshtë e cila përvec efektshmërisë së lartë për kontrollin e varroas, shpesh u mundëson bletëve të ribëjnë ose shtojnë rezervat e tyre ushqimore. Kjo teknikë nuk kërkon spostime bletësh, apo bërjen e shtesave të reja, pra është pikërisht kjo që këshillohet të përdoret për bletarët të cilët aktivitetin e tyre të bletarisë e zhvillojnë në nivel familjar.

Shpërndaj në rrjetet sociale:
Hylocereus ssp.
Lexo më shumë
.
Lexo më shumë
.
Lexo më shumë
Kjo është një nga avantazhet e mëdha të kalesë.
Lexo më shumë