DYLLI I BLETËS, PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I TIJ




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

ÇFARË ËSHTË DYLLI I BLETËS?

Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë. Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët. Dylli prodhohet në formën e luspave nga tetë gjendrat që ndodhen në segmentet e barkut të bletëve punëtore. Kimikisht përbëhet kryesisht nga estere të acideve yndyrore me zinxhir të gjatë dhe alkoole të ndryshme. 

 

 

ÇFARË VLERASH KA DYLLI I BLETËVE?

Dylli i bletës, ndonëse më pak i njohur se mjalti, propolisi, poleni dhe qumështi i bletës, është një nga produktet më të pasura të zgjoit me vlera të shumta: vetitë e dyllit të bletës janë aq të shumta sa kjo lëndë e çmuar përdoret sot në sektorë të ndryshëm.

Ky produkt, sekretohet nga gjendrat e dyllit që gjenden në zonën e barkut të bletëve, të cilat pasi e shkëputin me pincat e këmbëve të pasme, e punojnë me nofullat e tyre për ta bashkuar dhe për ta bërë të gatshëm për përdorim.

Vetitë e dyllit të bletës

Dylli i bletës është shumë i dobishëm jo vetëm brenda zgjoit të saj, por ofron edhe shumë vlera për ne njerëzit në:

  • Farmaceutikë
  • Kozmetikë
  • Industrinë ushqimore dhe atë kimike
  • Në prodhimin e qirinjve, etj.

Cila është përbërja e dyllit të bletës?

Duke qenë një produkt 100% natyral, përbërja e tij mund të ndryshojë sipas faktorëve të ndryshëm.

Ai përbëhet nga (përafërsisht):

70% estere të acidit të dyllit.

12-16% hidrokarbure.

14% acide yndyrore të lira dhe derivate.

1-5% propolis, pigmente dhe substanca të tjera. 

1-2% alkoole të lira.

Dylli është një produkt që i përket kategorisë së lipideve, nuk tretet në ujë por, është pjesërisht i tretshëm në alkool.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Pastrimin dhe dezinfektimin e dyllit të bletës.

Data e publikimit: 13/10/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
f43f6e

-Hello World! https://racetrack.top/go/hezwgobsmq5dinbw?hs=07a14d210dcf541fbdece1b4d16637fa&


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TË USHQYERIT E BLETËVE NË PRANVERË

Të ushqyerit e bletëve është padyshim një nga operacionet më të rëndësishme të kryera në praktikat e bletarisë. Krahasuar me kafshët e tjera të kultivuara, bletarët kanë një avantazh të padiskutueshëm në atë që kolonitë nuk duhet të ushqehen rregullisht.

Lexo më shumë

CIKLI I ZHVILLIMIT TË TROPILAELAPS

Rriqnat  e rritura të Tropilaelaps spp. janë në gjendje të lëvizin shpejt nga bleta në bletë dhe brenda kosheres. Ato gjithashtu mund të lëvizin nga një familje bletësh në tjetrën, duke përfituar nga fenomenet e zhvendosjes ose plaçkitjes.

Lexo më shumë

TROPILAELAPS DHE DËMET QË AI SHKAKTON NË BLETARI

Tropilaelaps spp., dëmet që ai shkakton në bletari dhe përhapja gjeografike

Lexo më shumë

KALENDARI I PUNËVE NË BLETARI

Çfarë duhet të kenë parasysh bletarët në punën e tyre përgjatë vitit me bletët?

Lexo më shumë