RIPRODHIMI NË GJEDH




Riprodhimi ju siguron zgjerimin e fermës, remontin (zëvendësimet), prodhimtari të qumështit dhe mishit, shëndetësim të tufës përmes seleksionimit, si dhe përmirësim të kondicionit trupor. Për të patur një riprodhim të suksesshëm e efiçent në fermë, ju duhet të siguroni që të gjithë hallkat e riprodhimit janë nën kontroll dhe funksionojnë në përmbushje të qëllimeve që ju keni për fermën tuaj. 

Cilët janë faktorët kryesorë që ndikojnë në suksesin e riprodhimit?

  • Zbulimi i afshit
  • Teknika e inseminit artificial
  • Materiali biologjik
  • Të ushqyerit
  • Kushtet e mjedisit
  • Rritja e mëshqerrave për remont

Mbani shënimet e kontrollit të riprodhimit

Zbulimi i afshit

Çfarë duhet të mbani parasysh për zbulimin e sukseshëm të afshit?
Bëni kontrollin e tufës çdo ditë në të njëjtën orë për të dalluar shenjat kryesore të afshit, si dhe të mbani shënimet e duhura 

  • datën e pritshme të ardhjes së lopës në afsh
  • datën e kthimeve
  • datën e ndërzimit
  • datën e pjelljes
  • problemet gjatë pjelljes.

Krahas shenjave primare të afshit, vëzhgoni shenjat dytësore të tilla si:

  • qëndrimi gjatë kërcimit,
  • fryrje e skuqje e vulvës
  • rrjedhje vaginale
  • rrjepje e lëkurës si rezultat i kërcimit

Inseminimi Artificial dhe si të përzgjidhni demat e duhur?

Riprodhimin e suksesshëm si bazë për prodhimin dhe të ardhurat në fermën tuaj mund ta arrini përmes gjenetikës së avancuar, ndaj ju rekomandojmë të përdorni material biologjik nga dema cilësorë kombinuar me përkujdesjen e duhur në fermën tuaj!

Përdorimi i demave më të mirë ju sjell më shumë:

  • qumësht për çdo laktacion; më shumë laktacione fitimprurëse;
  • rrit jetëgjatësinë prodhuese të lopës;
  • përmirëson fitimin e fermës.

Për një riprodhim të suksesshëm ju duhet të përzgjidhni demin për Inseminim Artificial duke mbajtur parasysh lopën që i përshtatet dhe synimin që keni në fermë. 

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me identifikimin, rregjistrimin dhe mbajtjen e të dhënave

Data e publikimit: 10/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: