Event: 14/09/2023 - 30/09/2023
Sektori i blegtorisë në Shqipëri po ri-zgjohet dhe po shtohen tufat blegtorale, pasi çmimi i qumështit gjatë vitit 2023 ka patur rritje.
Në Shqipëri fermat blegtorale ndahen në ferma të vogla dhe të mëdha.
Për shkak se sektori i blegtorisë dhe prodhimit të qumështit ka marrë vëmendje të shtuar nga qeveria dhe institucionet e tjera, FED invest së bashku me eksperten e Qendrës ABA, znj. Valbona Ylli, ndërmori një studim të kostos aktuale të prodhimit të qumështit nga disa ferma blegtorale të vogla dhe të mesme dhe nga analizat arriti në konkluzionin se çmimi i përshtatshëm për shitje duhet të jetë jo më pak se 56.76 Lekë/litër.
Duke qenë se fermat e mëdha rezultojnë me efikasitet më të mirë produktiv për të ardhurat, FED invest është i gatshëm të ndihmojë me financime të gjithë blegtorët për të rritur zhvillimin dhe efiçencën e fermave blegtorale.
Mundësia e financimit me produktet AGRO të FED invest, është një proces i lehtë, i shpejtë dhe plotësojnë nevojat tuaja pa kolateral!
FED invest, gjithmonë financë sociale!
Shpërndaj në rrjetet sociale: