Është bakter specifik i agrumeve, është sëmundja më e rrezikshme e agrumeve në zonat e kultivimit, sidomos në fidanishte. Agrumet janë bimët strehuese me rëndësi ekonomike më të madhe të kancerit bakterial. Objekt karantinor lista A1 e EPPO. Deri tani nuk është raportuar në Shqipëri.
Cilat janë shenjat dalluese (simptomat) të sëmundjes në kushtet e kultivimit të agrumeve?
- Kanceri bakterial shfaqen në të gjitha pjesët ajrore të bimës së agrumeve.
- Infeksionet mbi gjethet e reja dhe mbi degë shfaqen zakonisht brenda 10-21 ditë pas fillimit të zhvillimit të sythave.
- Mbi gjethe lezionet, fillimisht duken në pjesën e poshtme:
- janë të vogla (1-3 mm),
- në formë rrethi,
- hidropike;
- me kalimin e kohës zmadhohen dhe marrin pamjen e pustulave me ngjyrë gështenjë-verdhë, duke u bërë të dukshme edhe në pjesën e sipërme.
- Njollat kanë:
- sipërfaqe lehtësisht të ngritur,
- qendër nekrotike suberoze
- janë të rrethuara në mënyrë tipike nga një unazë klorotike.
- Qendra e lezioneve të shtrira e të vjetra mund të shkëputet.
- Lezionet e dukëshme në sythat e reja të çelura janë të njëjta me ato të përshkruara mbi gjethe, por shpesh nuk shfaqet unaza klorotike.
Mbi bimët më të ndjeshme vërehen edhe kancere në pjesët drunore, që përfaqësohen nga lezione nekrotike sfungjerore dhe të ngritura me anë hidropike.
- Në kushte të thata të ambientit ato paraqiten me plasaritje sipërfaqësore.
- Mbi fruta bakterioza formon lezione të ngjashme me ato të gjetheve, por gjithmonë të rrethuara nga unaza klorotike.
Ato janë:
- me ngjyrë gështenjë të errët,
- shkëputen me lehtësi,
- kanë konsistencë drunore,
- janë të përshkruara nga plasaritje të gjëra që nuk prekin tulin.
- Qitro, trifoliata janë shumë të ndjeshme, ndaj Kancerit bakterial,
- Portokalli i hidhur dhe limoni janë mesatarisht të ndjeshëm,
- Mandarina pak e ndjeshme.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Shenjat dalluese (simptomat) të sëmundjes në kushtet e kultivimit të agrumeve dhe parandalimi i saj.