Ju ftojmë të vizitoni këndin digjital të FED invest!




FED invest në bashkëpunim me projektin FiAS, po zbatojnë konceptin “Dritarja Digjitale” në 7 degë të rrjetit, një koncept ky, shumë popullor në degët e bankave në botë. Ky kënd i dedikuar për anëtarin, komfort, i arreduar me shije si dhe bashkëkohor, ofron mundësi për edukimin digjital të fermerëve, individëve në zonat urbane dhe semi-urbane dhe sipërmarrësve të vegjël, mbi përdorimin e shërbimeve digjitale financiare dhe jo financiare te FED invest.

 Çfarë shërbimesh ju ofron ky kënd?

  • regjistrim dhe shërbim i personalizuar mbi rubrikat e ndryshme të platformës ABA online
  • regjistrim dhe përdorim i asistuar me anë të tabletit apo aparatit celular të shërbimit të bankingut online, FED online
  • njohja me shërbimet e ndryshme financiare dhe jo-financiare të FED invest, përmes ekraneve informues, videove, lundrimit në website të ABA dhe FED invest, duke marrë asistencë digjitale nga persona të specializuar.
  • njohja dhe shkarkimi i materialeve të ndryshme të edukimit financiar

“Këshilltarët Digjitalë” janë staf që kryejnë funksionin e mikepritjes, informimit, si dhe trajnimit të çdo anëtari, për të lehtësuar përdorimin e çdo shërbimi digjital dhe jo vetëm, në FED invest.
Ejani na gjeni në Don Bosko, Elbasan, Vlorë, Fier, Lushnjë, Divjakë, Gjirokastër. Skuadra jonë ju fton të provoni këtë eksperiencë digjitale vetëm në FED invest.

Data e publikimit: 21/07/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: