KUSH JANË FAKTORËT QË E SHKAKTOJNË PESTËN AMERIKANE?
Një numër i madh faktorësh ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes:
Numri i sporeve: vlerësohet se janë të nevojshme rreth 50 milion spore që sëmundja të zhvillohet në një zgjua mesatar.
Mosha e larvave: me rritjen e moshës së larvave, nevojitet një numër më i madh sporesh për të shkaktuar infeksionin. Larvat 4-5 ditëshe (DL50 prej 10 milion spore).
Shtami bakterial: lloje të ndryshme kanë virulencë dhe karakter ngjitës të ndryshëm.
Karakteristikat antibakteriale të qumështit të bletës dhe polenit.
Aftësitë pastruese të bletëve të rritura që zbulojnë dhe eleminojnë larvat e vdekura.
Një familje e shëndetshme dhe e fortë blete, vështirë se mund të sëmuret, edhe nëse bie në kontakt me shumë spore.
SHENJAT KLINIKE TË PESTËS AMERIKANE PJELLA jo kompakte, e çrregullt ose në formën e mozaikut.
Prania e kapakëve që vulosin qelizat me ngjyrë më të errët, të gropëzuar dhe me vrimë në mes
Larvat marrin ngjyrë të verdhë-kafe: me konsistencë viskoze që kur tërhiqet merr formën e fijes, 3-4 javë pas vdekjes.
Testi i kruajtëses së dhëmbëve: duke futur një kruajtëse dhëmbësh në qelizën e infektuar dhe më pas duke e nxjerrë atë, formohet një fije me ngjyrën e lajthisë prej disa cm, e cila, kur shkëputet tërhiqet në mënyrë elastike në qelizë.
KRUSTET: larvat rreth 6-7 javë pas vdekjes thahen dhe shndërrohen në kruste të zeza që ngjiten në muret e qelizave (përmbajnë > 3 miliard spore).
Përhapja e infeksionit Brenda koshereve, infeksioni përhapet nëpërmjet bletëve që pastrojnë dhe ushqejnë pjellën. Midis koshereve dhe parqeve, sporet përhapen nga:
bletët, nëpërmjet fenomenit të vjedhjes - rreziku i infektimit në një distancë prej 1 Km (Lindstrom et al., 2008)
shkëmbimi i hojeve që përmbajnë pjellë ose rezerva ushqimore të infektuara
përdorimi i paisjeve të kontaminuara
të ushqyerit me mjaltë ose polen të kontaminuar
tregtimi i kolonive
Proçedurat korrekte për manaxhimin e rastit kur ka prani të Pestës Amerikane
Hapi 1. Të njoftohet shërbimi veterinar
Hapi 2. Diagnostifikimi klinik bazuar në njohjen e simptomave
Hapi 3. Dërgimi i mundshëm i mostrës në laborator për konfirmim diagnostik
Hapi 4. Mbyllja e kolonive të prekura në mbrëmje dhe vrasja e bletëve
Hapi 5. Shkatërrimi me djegie i familjeve të diagnostifikuara me formë të gjeneralizuar të sëmundjes
Hapi 6. Pastrimi dhe dezinfektimi i materialeve dhe paisjeve
Hapi 7. Bllokimi i lëvizjeve të kolonive të bletëve dhe kontroll i tyre pas 14 ditësh
Hapi 8. Bllokimi i vatrës ku ka shpërthyer sëmundja
Hapi 9. JO terapi!
Pastrimi dhe dezinfektimi i materialeve te infektuara
Pastrimi i zgjojeve dhe dezinfektimi me sodë kaustike (2-6% në 60°C) ose me flakë
Parafina në vlim (zhytja për 10' në 160°C): efektshmëria rreth 80%
Sterilizimi me rrezatim gama: i vetmi sistem dezinfektimi me efektivitet 100%
Profilaksia
Vizita më të shpeshta në kolonitë e bletëve
Ndërrimi më i shpeshtë i hojeve të vjetra
Përzgjedhja e familjeveme aftësi të mirapastruese
Familje të forta, homogjene
Kufizoni shkëmbimin e materialeve të bletarisë
Eleminoni kolonitë e infektuara
Dezinfektoni materialin e infektuar
Shmangni përdorimin e ushqimit me origjinë të panjohur