REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Helmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut.
ÇFARË ËSHTË THUMBI I BLETËS?
Thumbi është arma me të cilën pajisen bletët. Instrumenti i mbrojtjes ose sulmit, i cili është i ndërtuar nga: gjendra e helmit, qeska e helmit, disa muskuj bashkëlidhur, bulbi e helmit, dy pompa brenda bulbit të helmit dhe tre pika të mprehta, një për çdo teh rrëshqitës dhe e treta për udhëzuesin mbi të cilin rrëshqasin dy tehet (shufra stabilizuese).
Kombinimi i teheve dhe udhëzuesit të tyre formon një gjilpërë të vërtetë me të cilën bleta injekton helmin në objektivin e saj.
Në momentin e rrezikut, del thumbi i bletës që është i përbërë nga një gypth mikroskopik i mprehtë i përforcuar me një sërë gremçash, i lidhur me qeskën e helmit.
Çfarë është Helmi i bletës ose apitoksina dhe si injektohet natyralisht nga bletët?
Helmi i bletës ose apitoksina, është sekretim i dy gjendrave, një acide e një bazike me veti acaruese dhe helmuese. Kur familja e bletës “sulmohet” nga dëmtuesit e saj, ku hyjnë para së gjithash grerëzat dhe insektet por, edhe kafshët dhe ndonjëherë dhe njeriu, bleta “mbrohet duke sulmuar“.
Por, duke thumbuar kafshët ose njeriun, aparati i thumbimit që është i përbërë nga gemça të holla të drejtuara nga poshtë, mbeten në lëkurën e tyre, sepse këto gemça, në orvajtjet e bletës për të hequr thumbin, marrin një drejtim horizontal dhe indet e lëkurës nuk lejojnë të dalë jashtë thumbi, ai këputet dhe meqenëse është i lidhur me zorrët humbasin dhe një pjesë e tyre, megjithatë ajo lëshon pikën e helmit në hipodermë dhe pas disa kohësh bleta vdes.
Kjo nuk ngjet në insektet (pikërisht ky është qëllimi i krijimit natyror të thumbit të bletës), ku thumbi del me lehtësi duke shqyer kutikulën e insekteve.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vlerat e helmit të bletëve.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Rriqnat e rritura të Tropilaelaps spp. janë në gjendje të lëvizin shpejt nga bleta në bletë dhe brenda kosheres. Ato gjithashtu mund të lëvizin nga një familje bletësh në tjetrën, duke përfituar nga fenomenet e zhvendosjes ose plaçkitjes.
Lexo më shumëTropilaelaps spp., dëmet që ai shkakton në bletari dhe përhapja gjeografike
Lexo më shumëÇfarë duhet të kenë parasysh bletarët në punën e tyre përgjatë vitit me bletët?
Lexo më shumëDylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.
Lexo më shumë