Përkufizim i përgjithshëm
Kjo normë vlen për karrotat e llojit “Daucus carota L” të destinuara për konsum në gjendje të freskët. Këtu nuk bëjnë pjesë karrotat që janë parashikuar për përpunim industrial.
Karrotat që janë parashikuar për përpunim, nuk është e nevojshme t’i përgjigjen këtyre normave. Megjithatë, kjo nuk përjashton mundësinë që industria përpunuese të furnizohet me prodhime të kësaj norme. Nëse malli emërtohet sipas normës, atëherë ai duhet t’i përgjigjet kritereve të përcaktuara pa marrë parasysh qëllimin e përdorimit të tij të mëvonshëm.
Karrota e ashtuquajtura “Minikarrota” që janë të përpunuara (të qëruara me makineri) nuk i përgjigjen normës, ndaj nuk duhet të cilësohen sipas ndonjë klase.
Cilat janë normat e cilësisë ?
Kjo normë përcakton karakteristikat që duhet të kenë karrotat pas përgatitjes për treg.
Pavarësisht nga normat e çdo klase dhe tolerancave të ndryshme, karrotat duhet të jenë:
Nuk duhet të mungojë ndonjë pjesë, apo të jetë e dëmtuar saqë karrota të mos jetë e plotë.
Përjashtohen prodhimet që kanë filluar të kalben apo që kanë dëmtime të tjera, të cilat i bëjnë të papërshtatshme për konsum.
Karrotat duhet të jenë pa sëmundje ose defekte serioze, që i bëjnë të papërshtatshme për tregtim, nëse këto raste nuk bëjnë pjesë në rastet e përjashtimit ose të tolerancave të ndonjë klase të veçantë.
Nëse karrotat janë me gjethe, kjo kërkesë vlen edhe për ato. Karrotat me defekte serioze nga ngricat, nuk janë më “të shëndosha”. Gjatë përgatites për treg (klasifikim, paketimi, transporti) ato prishen shpejt.
-Karrotat e lara nuk duhet të kenë lëndë të huaja.
-Karrotat e tjera, duke përfshirë këtu edhe karrotat me torfë të pastër,
nuk duhet të kenë pslliqe.
Karrotat nuk duhet të jenë me dhé, të kenë pislliqe ose papastërti të tjera si p.sh. mbetje të plehut apo të lëndëve të tjera ushqyese. Nëse karrotat lahen, duhet të kihet parasysh të përdoret vetëm ujë i pastër dhe në karrotë nuk duhet të mbesë dhe apo lëndë të tjera të huaja.
“Karrotë me torfë të pastër” do të thotë që sipërfaqja e karrotës është e mbështjellë lehtë me torfë. Kjo metodë përdoret në vendet skandinave dhe i shërben ruajtjes së cilësisë së karrotës.
Gjatë përgatitjes për tregtim dhe gjatë ngarkimit, karrotat nuk duhet të kenë ndonjë shenjë rryshkjeje. Në nivelet e tregtimit pas transportit, lejohen ulje të vogla të shkallës së freskisë dhe të fortësisë (shndritjes).
Nuk lejohet të kenë filluar shenja të rryshkjes.
Dëmtuesit ulin vlerën e prodhimeve në treg dhe nuk janë të dëshirueshëm nga konsumatorët.
Defektet e shkaktuara nga dëmtuesit ndikojnë negativisht pamjen e jashtme dhe qëndrueshmërinë e prodhimeve.
Karrotat e drunjëzuara nuk janë të përshtatshme për konsum nga njerëzit, ndaj nuk lejohen as në tolerancat e klasës së II. Për të përcaktuar këtë mangësi, karrota duhet prerë për së gjati.
Kjo do të thotë se nuk lejohen karrota të lagështa. Karrotat e lagura nga shiu apo nga sprucimi me ujë (p.sh. për t’i pastruar apo për t’i mbajtur të freskëta duhet të thahen në mënyrë të mjaftueshme. Këtu nuk bëjnë pjesë lagështira e vesës ose lagështira si pasojë e kondensimit (p.sh. si pasojë e ndryshimit të lartë të temperaturës pas daljes nga frigoriferi apo makinës frigorifer të transportimit). Një luhatje e lehtë e ngjyrës së karrotës pas larjes nuk konsiderohet si defekt.
Vendi i magazinimit, materiali i paketimit si dhe mjetet e transportit duhet të jenë të pastra dhe pa erë. Karrotat nuk duhet të jenë në takim me lëndë që mund të ndikojnë në shijen apo erën e tyre.
Edhe materiali që përdoret për mbrojtje në brendësi të paketimit duhet të jetë pa erë.
Zhvillimi dhe gjendja e karrotave duhet të jetë e tillë që:
Të durojë transportin dhe përgatitjen për treg dhe të arrijnë në gjendje të mirë në vendin e destinacionit.
Sidomos gjatë kohës së transportit, mjetet e paketimit duhet të jenë të tilla që të lejojnë ajrosjen e prodhimit për të evituar dëmtimet e cilësisë. Në rast të kundërt ekziston rreziku që karrotat të fillojnë të rryshken. Detyrimi për të treguar kujdes nuk merr parasysh vetëm të vjelat, por të gjithë trajtimin gjatë klasifikimit, paketimit, magazinimit dhe transportit.
B.Klasifikimi
Karrotat ndahen në dy klasat e mëposhtme:
Klasa Ekstra
Karrotat e kësaj klase duhet të jenë të cilësisë më të mirë dhe të lara. Ato duhet të kenë të gjtha karakteristikat tipike të llojit të tyre. Veçoritë tipike të llojit si p.sh. karakteristika të formës, ngjyrës dhe të zhvillimit janë kushtet për kategorizimin në klasën Ekstra. Ato nuk lejohen të kenë defekte, me përjashtim të defekteve të lehta sipërfaqësore, nëse këto nuk dëmtojnë pamjen e jashtme, cilësinë, qëndrueshmërinë dhe pamjen e paketimit.
Ato duhet të jenë:
Karrotat duhet të kenë një sipërfaqe të lëmuar, siç është tipike për këtë lloj. Nuk lejohet të kenë gunga apo shtrembërime dhe as rrënjë dytësore. Nuk është e lejueshme që gjethet e karrotave të rriten më tej gjatë magazinimit.
Gjatë përgatitjes për treg dhe gjatë ngarkimit, karrotat nuk lejohet të kenë shenja rryshkjeje. Në rastin e karrotave tufë, gjethet duhet të jenë të freskëta dhe të gjelbërta.
Në këtë klasë nuk lejohen të çara as të freskëta, as të përthara. Nuk lejohen as dëmtimet që mund të shkaktohen gjatë përgatitjes për treg.
Nuk është e lejueshme një ngjyrë blu në të kuqe te koka e karrotës.
Klasa I
Karrotat e kësaj klase duhet të jenë të një cilësie të mirë. Ato duhet të kenë zhvillimin, formën dhe ngjyrën karakteristike të llojit të vet.
Edhe pse kërkesat cilësore të Klasës së I nuk janë aq të forta sa ato të Klasës Ekstra, karrotat duhet të përzgjidhen me kujdes. Ato duhet të kenë pamjen normale të llojit apo tipit të vet të tregtimit si dhe të kenë cilësi të brendshme dhe të jashtme të mirë. Në këtë klasë lejohen dëmtime të lehta nga të ftohtët.
Karrotat duhet të kenë:
Gjatë përgatitjes për treg dhe gjatë ngarkimit, karrotat nuk lejohen të kenë shenja rryshkjeje. Në rastin e karrotave tufë, gjethet duhet të jenë të freskëta dhe të gjelbra.
Defektet e lehta të mëposhtme janë të lejueshme, nëse ato nuk ndikojnë në cilësinë, qëndrueshmërinë dhe pamjen e jashtme të paketimit.
-Defekte të lehta të formës
Lejohen karrota pak të përkulura dhe jo aq të njëtrajtshme.
-Defekte të lehta të ngjyrës
Ngjyra e karrotës varet nga lloji, mosha dhe kushtet e rritjes së saj. Lejohet ndonjë karrotë që të jetë jo plotësisht e ngjyrosur, por jo karrota të verdha apo të bardha.
-Krisje të vogla të përthara
-Krisje ose të çara të krijuara gjatë përgatitjes për treg apo larjes
Krisjet apo të çarat nuk lejohet të jenë më të gjata se gjysma e karrotës dhe jo më shumë të gjera sa gjysma e diametrit të trupit të saj.
Tek karrotat me gjatësi deri në 10 cm lejohet një ngjyrë blu në të kuqe deri në një 1 cm tek koka e karrotës, tek të tjerat lejohet të jetë deri në 2 cm.
Klasa II
Në këtë klasë bëjnë pjesë karrotat që nuk i plotësojnë kushtet e klasave më të larta, por që gjithsesi plotësojnë vetitë minimale.
Karrotat e kësaj klase duhet të jenë të një cilësie që mund të tregtohen. Në këtë klasë janë të lejueshme dëmtime të lehta nga ngricat.
Defektet e mëposhtme janë të lejueshme, nëse karrotat i ruajnë cilësitë e tyre përsa i përket cilësisë, qëndrueshmërisë dhe pamjes së jashtme.
-Defekte të formës dhe të ngjyrës
Lejohen karrota të përkulura dhe me formë jo të njëtrajtshme, nëse këto nuk janë të zhvilluara aq shumë apo të kenë marrë formën e pirunit.
Nuk lejohen karrota të verdha apo të bardha.
-Të krisura që nuk arrijnë deri në zemër të karrotës
-Të krisura apo të çara të shkaktuara gjatë përgatitjes për treg apo larjes.
Në kundërshtim me klasën e I, këtu lejohen të krisura më të gjata që mund të shtrihen në të gjithë trupin e karrotës, por jo të arrijnë deri në zemrën e saj. Gjithsesi fruti duhet të jetë akoma i kosumueshëm.
Tek karrotat me një gjatësi deri në 10 cm lejohet një ngjyrë blu në të kuqe deri në 2 cm tek koka e karrotës, tek të tjerat lejohet të jetë deri në 3 cm.
CILAT JANË NORMAT PËR KLASIFIKIMIN SIPAS MADHËSISË?
Madhësia përcaktohet nga diametri më i madh ose sipas peshës së karrotës (pa gjethe).
Në klasifikimet sipas diametrit, ky duhet të jetë minimum 10 mm, në klasifikimet sipas peshës minimum 8 gr.
Në klasifikimet sipas diametrit, ky duhet të jetë maksimumi 40 mm, në klasifikimet sipas peshës maksimumi 150 gr.
Me karrota të hershme kuptohen karrotat e holla, që janë të vetëm nje sezoni dhe të mos e kenë kaluar dimrin. Për të gjitha klasat e karrotave të hershme duhet të jepet vlera minimale dhe vlera maksimale e tyre.
Në klasifikimet sipas diametrit, ky duhet të jetë minimum 20 mm, në klasifikimet sipas peshës minimum 50 gr.
Në klasifikimet sipa diametrit, ky duhet të jetë maksimumi 45 mm, në klasifikimet sipas peshës maksimumi 200 gr. Diferenca e diametrit apo peshës së karrotës më të vogël dhe më të madhe brenda një paketimi nuk duhet të jetë më shumë se 20 mm apo 150 gr në rastin e klasifikimit sipas peshës.
Karrotat e klasës II duhet të plotësojnë vetëm kërkesat përsa i përket madhësisë minimale.
CILAT JANË RREGULLAT NË LIDHJE ME TOLERANCAT?
Tolerancat e cilësisë dhe madhësisë janë të lejueshme në çdo pako për prodhimet, të cilat nuk i plotësojnë kriteret e klasave të dhëna.
Me këtë kuptohet luhatje, të cilat janë teknikisht të pa-mënjanueshme me gjithë punën e kujdesshme për klasifikimin e prodhimeve. Nga ana tjetër nuk është e lejueshme p.sh.që në ndarjen e prodhimit të lejohen defekte me qëllim ose për mungesë kujdesi, edhe nëse nuk tejkalohet toleranca. Tolerancat janë kufijtë maksimalë që nuk duhet të kalohen, madje si rregull ato as nuk duhet të arrihen plotësisht, në mënyrë që të mos tejkalohen nga ndryshimet që mund të lindin gjatë tregtimit.
Për të përcaktuar tolerancat, provohet çdo pako e marrë për testim dhe si bazë merret mesatarja e pakove të testuara. Tolerancat shprehen si përqindje në lidhje me numrin e karrotave ose me peshën, të cilat nuk përputhen me karakteristikat e dhëna.
Cilat janë tolerancat e cilësisë ?
5% e peshës së karrotave që nuk i përmbushin kushtet e kësaj klase, por që përmbushin ato të klasës së I dhe, në raste përjashtimi, janë edhe në tolerancat e klasës së I.
5% e peshës së karrotave me ngjyrë të lehtë blu në të kuqe në kokën e tyre.
10% e peshës së karrotave që nuk i përmbushin kushtet e kësaj klase, por që përmbushin ato të klasës së II dhe, në raste përjashtimi, janë edhe në tolerancat e klasës së II. Përjashtohen karrotat e thyera apo pa majë.
10% e peshës së karrotave me ngjyrë blu në të kuqe në kokën e tyre.
10% e peshës së karrotave që nuk i përmbushin kushtet e kësaj klase dhe as karakteristikat minimale; përjashtohen karrotat që janë prekur nga kalbja apo që kanë defektetë tjera, të cilat i bëjnë të papërshtatshme për konsum.
Përveç kësaj, lejohet që 25% e peshës së karrotave të jenë të thyera.
Cilat janë tolerancat e madhësisë ?
Në çdo klasë: 10% e peshës së karrotave që nuk plotësojnë kërkesat e klasës përkatëse.
Cilat janë normat e pamjes së jashtme ?
Përmbajtja e çdo paketimi (apo e çdo partie në rastin kur karrotat nuk janë të paketuara) duhet të jetë e njëtrajtshme përsa i përket origjinës, llojit ose tipit të tregtimit, cilësisë dhe madhësisë (nëse bëhet klasifikimi sipas madhësisë)
Karrotat e pjesës së dukshme duhet të jenë përfaqësuese për të gjithë përbërjen e paketimit.
Duhet të bëhet kujdes që të mënjanohen të ashtuquajturat “paketime pasqyrë”, ku në pjesën e poshtme të paketimeve vendosen prodhime me cilësi më të dobët se sa rradha e sipërme apo se sa vlerat e përcaktuara në etiketë.
Karrotat mund të tregtohen:
Karrotat ofrohen në tufa sëbashku me gjethet, të cilat duhet të jenë të freskëta, të gjelbra dhe të shëndosha. Karrotat e një tufe duhet të kenë afërsisht një madhësi. Edhe tufat e një pakoje duhet të kenë afërsisht të njëjtën peshë dhe të jenë të sistemuara në një ose disa shtresa në mënyrë të rregullt.
Duhen hequr apo prerë gjethet nga koka e karrotës, por pa e dëmtuar atë.
Te karrotat e magazinura të klasës I ose II lejohet që gjethet e saj të rriten maksimumi deri në 2 cm për nivelet e tregtimit pas transportit.
Karrotat mund të paketohen:
-Në pako të vogla;
-Në disa shtresa ose të pa-sistemuara në shtresa në një pako;
-Në rastin e karrotave të klasës së II të pa-paketuara fare (të ngarkuara direkt në mjetin e transportit apo në një pjesë të veçantë të tij).
Karrotat duhet të jenë të paketuara në mënyrë të tillë që të jenë të mbrojtura.
Materiali i përdorur në brendësi të paketimit duhet të jetë i ri, i pastër dhe i tillë që të mos shkaktojë ndryshime të brendshme dhe të jashtme të prodhimit. Përdorimi i materialeve , në mënyrë të veçantë i letrave dhe i etiketave me të dhënat e dyqanit, është i lejueshëm vetëm nëse përdoret bojë apo lëndë ngjitëse jo-helmuese. Paketimi (apo çdo parti në rastin kur karrotat nuk janë të paketuara) nuk duhet të përmbajë lëndë të huaja.
Në pakot me karrota të lara ose të mbështjella me torfë, kjo e fundit nuk konsiderohet si lëndë e huaj.
Paketimi duhet të jetë i tillë që të mbrojë prodhimet gjatë transportit dhe përgatitjes për treg, ndaj duhet të ketë cilësinë dhe fortësinë e duhur.
Është i lejueshëm çdo lloj paketimi. Kusht është që karrotat të arrijnë në vendin e përcaktuar të forta, pa pisllëqe të tepërta dhe në pako.
Mjetet e transportit dhe të paketimit duhet të jenë të tilla që të lejojnë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, për të mënjanuar kështu dëmtime në cilësinë e prodhimeve.
Me anën e normës së përcaktuar në këtë rregull, synohet që, duke përdorur materiale të reja dhe të pastra, të garantohet një mbrojtje e prodhimeve.
Ky rregull ka parasysh pastërtinë e komplet paketimit si një të tërë. Ai ka si qëllim që të mos ulet cilësia e paketimit nga trupa të huaj si letra, rërë apo dhé. Duhet të bëhet dallimi midis gabimeve të rastësishme dhe papastërtisë sistematike, e cila në çdo rast ul vlerat e prodhimit.
Cilat janë normat e emërimit ?
Normat e këtij kapitulli i referohen emërtimit të paketimit ose, nëse është e lejueshme, të dhënave të dokumentit shoqërues të mjetit të transportit.
Emërtimi mund të bëhet në çdo gjuhë zyrtare të Bashkimit Europian.
Është i lejueshëm edhe emërtimi në disa gjuhë. Për madhësinë e shkrimit nuk ka norma të përcaktuara. Të gjitha të dhënat duhet të jenë të lexueshme mirë.
Të gjitha të dhënat e kërkuara duhet të shkruhen në një anë të paketimit. Të dhëna shtesë duhet të paraqiten veças, në mënyrë të dukshme nga emërtimi i detyrueshëm.
Në rast ripërdorimi të pakove të ambalazhit, etiketat e më parshme duhet të hiqen me kujdes dhe të gjitha të dhënat e mëparshme të mos jenë të dallueshme.
Identifikimi
“Paketuesi dhe/apo dërguesi”: Emri dhe adresa apo cilësimi i koduar përkatës i lëshuar apo i njohur nga një institucion zyrtar. Në rast se përdoret një cilësim i koduar, duhet që e dhëna mbi “paketuesin” ose “dërguesin” (apo shkurtimi përkatës) të vendoset në lidhje të drejtpërdrejtë me cilësimin e koduar.
Me paketues ose dërgues nënkuptohet personi ose firma juridike, e cila kryen për herë të parë transportin e prodhimit.
Nëse përdoret një kodim, përpara kombinimit duhet të vendoset shkurtimi i vendit të dhënë ose emërtimi “Prodhues” apo ndonjë emërtim i përafërt me këtë.
Lloji i Prodhimit
-Nëse përmbajtja nuk është e dukshme nga jashtë,
- “Karrota në tufa” ose “karrota”,
- “Karrota të hershme” ose “karrota të magazinuara”,
- “Karrota në torfë” nëse është rasti edhe nëse prodhimi është i dukshëm nga jashtë.
-Te klasa Ekstra emri i llojit apo tipit
Origjina e Prodhimit
Vendi i origjinës si dhe (në mënyrë fakultative) zona nacionale, rajonale apo vendore.
Veçori të tregtimit
-Klasa
-Madhësia e shprehur me diametrin ose peshën minimale dhe maksimale (fakultative).
Për karrotat e klasës Ekstra dhe I është e detyrueshme, ndërsa ato të klasës II mund të klasifikohen sipas madhësisë. Paraqitja e vlerave të madhësisë nuk është e detyrueshme.
Në rastin e karrotave në tufë duhet dhënë numri i tyre.
Vula Zyrtare e Kontrollit (Fakultative)
Përdorimi i një vule zyrtare të kontrollit në Republikën Federale të Gjermanisë deri tani nuk është i përcaktuar me rregullore. Është në varësinë e institucioneve zyrtare të kontrollit për t’i pajisur me vulë zyrtare apo me ndonjë mënyrë tjetër paketimet e kontrolluara nga ato.
Udhëzim:
SËMUNDJE, DËMTUES DHE DEFEKTE TË TJERA TEK KARROTAT
Sklerotinia (sclerotinia)
Karrota vishet me një shtresë myku të hollë të bardhë si pambuk, më vonë shfaqen disa pika të zeza, sklerotinet, kalbje e lëngët.
Kalbja ngjyrë vjollcë e rrënjëve (Rhizoctoniaa crocorum)
Karrota vishet me një shtresë ngjyrë kafe në vjollcë, më pas fillon e kalbet.
Kalbja e zezë (Alternaria spp)
Në sipërfaqen e karrotës shfaqen njolla të zeza. Kjo sëmundje përhapet edhe në vendin e magazinimit.
Myku gri (Botrytis cinerea)
Kjo sëmundje përhapet në magazinë. Karrota vishet me një shtresë gri. Në anë ka trupëza të vegjël, kryesisht të sheshtë.
Miza e karrotës (Psilarosae)
Në brendësi të karrotës formohen kanale ngjyrë të kuqerremtë, të shkaktuara nga larvat e bardha të mizës së karrotës.
Mizat e vogla të karrotës
Në pjesën e sipërme të karrotës direkt nën cipën e sipërme të saj shfaqen kanalë, të cilët më vonë plasin ose thellohen më tej.
Dëmtimet nga ngricat
Cipa e sipërme e karrotës fryhet dhe në brendësi ka të çara.
Karrotat kanë të çara, marrin formën e pirunit (ose formën e këmbëve) dhe janë të shtrembëruara.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Normat e detyrueshme të cilësisë për lulelakrën në të gjitha shkallët e tregëtisë
Lexo më shumë(Normat e detyrueshme të cilësisë për lakrën në të gjitha shkallët e tregëtisë). Sipas botimit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e mbështetur nga Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit Ekonomik
Lexo më shumë