HUNDËGJATI I KUQ I PALMËS RHYNCHOPHORUS FERRUGINEUS, DËMTUES I RREZIKSHËM




Është dëmtues që po shkakton eliminimin e ekzemplarëve të palmave të ndryshme. 

Rhynchophorus ferrugineus përbën një emergjencë me të vertetë fitosanitare për shkak të dëmeve të mëdha ekonomike si dhe të dëmtimit të peisazhit që ai provokon duke infektuar shumë specie të ndryshme të palmave. 

Si ta njohim këtë dëmtues? 

Veza: ka formë ovale të zgjatur me gjatësi 2,5.6x1.2 mm dhe me ngjyrë të bardhë në krem.

Larva: ka gjatësi 35-50mm, me kokë ngjyrë kafe dhe me një aparat gojor brejtës të zhvilluar mirë dhe të kitinizuar. Trupi ka ngjyrë të bardhë dhe është i formuar nga 13 segmentë. 

Pupa: ka madhësi 35x15 mm. Në fillim ka ngjyrë të bardhë në krem ku me kalimin e kohës bëhet ngjyrë kafe. Fshikëza ku vendoset pupa ka madhësi 45x25 mm dhe është e përbërë nga mbeturinat e shkaktuara nga ngrenjët e larvës dhe nga fibra të vogla bimore. Kjo shërben për të mbrojtur pupën nga kushtet e jashtme të mjedisit dhe nga predatorët.

Insekti i rritur: Ka gjatësi 35 mm me ngjyrë të kuqe në kafe i pajisur me disa njolla të zeza në pjesën e sipërme të toraksit. Është i pajisur me një rostrum të kthyer që tek meshkujt është më i dallueshëm sesa tek femrat.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Si është ecuria biologjike e dëmtuesit?

Data e publikimit: 11/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

SI ËSHTË ECURIA BIOLOGJIKE E DËMTUESIT?

Është llogaritur që në mungesë të faktorëve kufizues, një çift i vetëm i R. ferrugineus mund tu japi jetë, në harkun e katër breznive, rreth 53 milion individëve

Lexo më shumë

CILAT JANË SIMPTOMAT DHE METODAT E KONTROLLIT TË DËMTUESIT?

Metodat e kontrollit të dëmtuesit

Lexo më shumë