SËMUNDJET DHE DËMTUESIT KRYESORË TË MËLLAGËS SË BARDHË DHE MENAXHIMI I TYRE




Në prodhimtarinë organike, vetëm masat agroteknike, mekanike dhe biologjike lejohen të zbatohen në mbrojtjen nga sëmundjet, barërat e këqija dhe dëmtuesit. 

Ndër metodat agroteknike, rëndësi të madhe ka zgjedhja e drejtë e parabimës pasi shumë dëmtues dhe sëmundje janë të përshtatur ndaj kulturave që i përkasin të njëjtës familje. 

Nxjerrja (heqja) në kohë nga të mbjellat e bimëve të sëmura ose të prekura nga dëmtuesit dhe djegia e tyre është një masë shumë efikase e cila parandalon infektimin e bimëve të tjera. Për këtë është e nevojshme të bëhet vrojtimi i rregullt për pastërtinë e të mbjellave dhe njëkohësisht të eliminohen barërat e këqija, sepse ato shërbejnë si burim për ushqim dhe si vend për dimërimin e shumë llojeve të dëmtuesve dhe shkaktarëve të sëmundjeve.

Metoda biologjike bazohet në krijimin e qëllimshëm të bashkëvepruesve kundërshtarë dhe konkurrues midis dëmtuesve të bimëve, nga njëra anë, dhe armiqve natyralë të tyre - parazitëve dhe insekteve, nga ana tjetër. 

Në klimë të nxehtë e të lagësht, veçanërisht, në fund të sezonit (në fund të gushtit) mund të shfaqen infeksione të ndryshkut të gjetheve (Puccinia malvacearum), por nuk është aq problematike sa tek mëllaga e zezë. 

Në bujqësinë organike rëndësi të veçantë marrin metotadat parandaluese të sëmundjeve të tilla si: respektimi i largësive të duhuratë mbjelljes (sigurohet ajrim e dritëzim më i mirë), përzgjedhja e materialit bimor, ujitjet gjatë natës, shmangia e rimbjelljes në të njejtën sipërfaqe (respektimi i qarkullimit bimor) etj. 

Midis dëmtuesve më i rrezikshëm është  krimbi tel, i cili dëmton rrënjën duke i zhveshur atë deri në tharjen e bimës.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjelja e mullagës.

Data e publikimit: 29/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË FRUTIT TË DRAGOIT

Hylocereus ssp.

Lexo më shumë

Teknologjia e Kultivimit të Kalesë në Fushë të Hapur

Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KALESË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË KALESË

Kjo është një nga avantazhet e mëdha të kalesë.

Lexo më shumë