Aronia (Aronia melanocarp) është një bimë shkurre me origjinë nga Amerika e Veriut. Bima shkon deri në 2m lartësi, lulet janë të bardha dhe frutat të zeza. Aronia ka kërkesa të ulëta sa i përket klimës dhe tokës. Prandaj, ajo përshtatet shumë mirë në zona klimatike dhe toka të ndryshme. Ajo mund të kultivohet kudo në vendin tonë përveç zonave shumë të larta malore.
Cilat janë vlerat e aronias?
Aronia është një superfrut i shëndetshëm, që ofron sasi jashtëzakonisht të lartë të vitaminave, mineraleve, antioksidantëve dhe fitonutricientëve të tjerë.
Në bazë të të dhënave klinike në literaturën mjekësore, konsumimi i rregullt i aronias ka efektet vijuese në organizëm:
Aronia e freskët është paksa e vështirë për gëlltitje, por ky veprim adstringjent është shumë efikas në qetësimin e dhembjeve të lukthit dhe shërimin e inflamacioneve të mukozës se lukthit dhe zorrëve. Ky efekt është më i dobët nëse konsumohet si aronia e terur.
Pse duhet të kultivojmë aronian?
Kërkesat për tokën dhe klimën
Aronia mund të rritet në të gjitha llojet e tokës. Ashtu si shumica e bimëve frutore, ajo rritet më së miri në toka pjellore të pasura me humus, por gjithashtu mund të rritet në toka me pjellori të ulët.
Toka shumë e mirë (klasa I-II) mund të jetë problem në disa raste, sepse në kushte të tilla të favorshme aronia ka tendencë të rritet me harbim, gjë që mund të shkaktojë rritje të tepërt të shkurreve duke penguar korrjen mekanike të frutave. Për këtë arsye, aronia mbillet, zakonisht, në toka të klasave III-V dhe ndonjëherë edhe VI.
Aronia gjithashtu nuk ka kërkesa të veçanta klimatike. Kushtet më optimale për rritjen e aronias janë në zonën e butë, por duke pasur parasysh rezistencën e saj ndaj temperaturave të ulëta dhe temperaturave të larta, ajo mund të rritet në zona të ndryshme klimatike.
Kërkesa për ujë nuk ndryshon nga nevojat e bimëve të tjera frutore – reshjet e shiut në intervalin 500-600 mm në vit janë plotësisht të mjaftueshme për zhvillimin e duhur të tyre. Mungesat e ujit, që ndikojnë në rendimentin, mund të ndodhin vetëm gjatë thatësirave korrik dhe gusht, gjatë rritjes dinamike të frutave.
Projektimi i plantacionit të aronias
Kur projektohet një plantacion, ajo duhet të përshtatet me mundësinë e korrjes mekanike – edhe nëse nuk kemi akoma korrëse. Distanca optimale midis rreshtave është 4 – 4,5 metra. Në tokë më të dobët, nëse është e nevojshme (ngastër shumë e ngushtë) distanca mund të zvogëlohet në një maksimum prej 3.7 metrash. Një distancë më e vogël do të pengojë hyrjen e makinerive në terren pasi kaçubet të kenë arritur dimensionet e tyre të plota. Për tokat e Klasit III dhe IV, duhet të mirëmbahet një distancë minimale prej 4 metrash.
Bimët në rreshta duhet të mbillen çdo 60 centimetra apo më shumë. Vetëm mbjellja e dendur lejon një korrje të duhur mekanike. Falë kësaj hapësire, shkurret shpejt do të formojnë një vijë që lejon korrësen të punojë në mënyrë të barabartë. Kur bimët mbillen shumë rrallë, korrësi thyen degë duke lënë një sasi të madhe frutash në kaçubë. Plantacionet me mbjellje më të dendur, në vitet e para, gjithashtu japin rendimente proporcionalisht më të larta, të cilat në një periudhë të shkurtër kohe kompensojnë koston (shpenzimet) për ngritjen dhe mirëmbajtjen e pemtores.
Skajet e plantacioneve, një hapësirë rreth 2.5 metra, duhet të lihen pa mbjellë me qëllim kthimin e mjeteve mekanike.
Kur projektoni një plantacion me rreshta të gjata, është gjithashtu e nevojshme të mbani mend që të lini hapësira çdo 400-500 metra për rrugë tërthore që mundësojnë heqjen e arkave në korrës dhe kthimin më të lehtë të makinave. Në rastin kur plantacionet ngrihen në toka të pjerrëta (zona malore dhe kodrinore), shkurret duhet të mbillen tërthorë pjerrësisë.
Kujt duhet t’i kushtoni vëmendje kur zgjidhni fidanët e aronias?
Gjëja më e rëndësishme kur ndërtoni një plantacion është zgjedhja e bimëve të duhura. Kur ndërtoni plantacione aronia, duhet të përdoren vetëm fidanë (bimë) vegjetative (shumohen duke copëtuar shkurret mëmë) të blera nga një fidanishte e certifikuar. Fidanët vegjetative transmetojnë me besnikëri karakteristikat e bimës mëmë, duke garantuar kështu një rendiment të lartë e të rregullt (nëse materiali i blerë është me cilësi të mirë).
Kur blejmë fidanë të përgatitur nga fara, ne blejmë bimë me tipare të rastësishme. Shkurret e prodhuara nga kjo lloj bime japin rendimente jo të rregullta, zakonisht shumë më keq sesa ato vegjetative të zgjedhura dhe priren të rriten shumë, gjë që e bën të pamundur korrjen mekanike pas disa vitesh.
Fidanët e prodhuar nga farat janë shumë më të lirë se bimët vegjetative për shkak të mënyrës shumë më të lehtë të prodhimit. Sidoqoftë, duhet të mbahet mend se cilësia e bimëve përcakton rendimentin për 20 vitet e ardhshme. Duke blerë bimë me një çmim të volitshëm nga një burim i paprovuar ose fidanë nga farat, ne rrezikojmë humbje të mundshme gjatë gjithë periudhës së frutave.
Një çështje e rëndësishme kur zgjidhni bimët aronia është gjithashtu shumëllojshmëria e tyre. Varieteti më i rekomanduar është NERO, i cili karakterizohet nga elasticitet i lartë i sythave dhe lartësi e moderuar që lejon korrje mekanike pa probleme, si dhe prodhim i rregullt çdo vit.
Për ngritjen e një plantacioni ne rekomandojmë blerjen e bimëve dy ose tre vjeçare. Ato janë më të shtrenjta se ato një vjeçare, megjithatë, kostoja e tyre më e lartë paguhet shumë shpejt – japin fryte të paktën një vit më parë dhe nuk frenohen aq lehtë nga barërat e këqija, kështu që rriten shumë më shpejt në vitin e parë.
Kur zgjidhni bimë aronia duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë sistemit të tyre rrënjor. Duhet të jetë i zhvilluar mirë dhe me një numër të madh të rrënjësh thithëse. Kur blini fidanë, nuk duhet të drejtoheni vetëm nga lartësia e tyre, por nga numri i lastarëve dhe raporti i madhësisë së rrënjës me sistemin mbitokësor.
Fidanët nuk duhet të kenë gjethe jeshile. Prania e tyre do të thotë që lastarët nuk janë pjekur mirë.
Përgatitja e fushës për ngritjen e plantacionit të aronias
Përgatitja e duhur e tokës para mbjelljes lejon që aronia të zhvillohet si duhet dhe kursen krahun e punës në vitet e para. Mbi të gjitha, toka duhet të pastrohet nga barërat e këqija. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur mbillni plantacionin me bimë një dhe dy vjeçare, pasi fidanët e moshës deri në moshën katër vjeçare janë të prirur të frenohen në zhvillim nga barërat e këqija.
PH optimal për rritjen e aronias është 6.5, prandaj këshillohet të kontrolloni pH e tokës një vit para mbjelljes së plantacionit dhe, nëse është e nevojshme, të kryeni gëlqerimin (kur pehashi është nën 6). Në toka të lehta është më mirë të përdorni gëlqere në formën e karbonatit të magnezit (karbonat magnezi) dhe në toka të rënda gëlqere në formën e oksidit të magnezit.
Rritja e bimëve në toka më të dobëta ndikohet shumë mirë nga përdorimi i plehut organik. Duhet të shpërndahet rreth 2 javë para krijimit të një plantacioni, pra të hidhet para plugimit të tokës.
Kur të mbillni aronian?
Sistemi rrënjor i aronias është ende aktiv në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit, derisa toka të mos jetë e ngrirë. Për këtë arsye, koha më e mirë për të krijuar një plantacion, pra për mbjelljen e aronias, është vjeshta. Sidoqoftë, asgjë nuk pengon edhe mbjelljen në pranverë.
Cilat janë distancat e mbjelljes të aronias?
Fidanët duhet të jenë dyvjeçarë ose njëvjeçarë. Fidani duhet të mbillet 3-5 cm më thellë se sa është rritur në fidanishte. Pas mbjelljes, bimët duhet të priten 5-10 cm mbi tokë.
Vendosja më e thellë e bimëve në tokë çon në një rritje në zonën e sistemit rrënjë, e cila lejon që bima të thithë më shumë lëndë ushqyese. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në rastin e plantacioneve të vendosura në toka më të dobëta.
Fidanët e mbjella shumë rrallë mund të mos formojnë një vijë, gjë që mund ta bëjë të pamundur ose të vështirë korrjen mekanike (“tundja” e korrësit, thyerja e degëve dhe korrja e pasaktë e frutave).
Kujdesi dhe mirëmbajtja e pemtores së aronias
Luftimi i barërave të këqija dhe plehërimi
Është shumë e rëndësishme t’i shërbeni aronias në dy vitet e para pas mbjelljes. Kjo do të sigurojë një rritje shumë më të shpejtë të kaçubave dhe kështu një kthim më të shpejtë të kostove (shpenzimeve).
Infektimi nga barërat e këqija është një problem shumë serioz në dy vitet e para sepse shkurret (bimët) e aronias nuk kanë ende një sistem rrënjor të zhvilluar mjaftueshëm për t’u përballur me to. Në vitin e parë, plantacioni duhet të pastrohet nga barërat e këqija rreth një herë në muaj (prashitje, kultivime, kodsitje ose mulçërim). Gjithashtu është e mundur të përdoren herbicide, por doza duhet të zgjidhet me kujdes në mënyrë që substancat të mos futen në sistemin rrënjor të bimës.
Plehërimi
Plehërimi duhet të paraprihet nga testet laboratorike të tokës.
Plehrat natyrale janë plehrat organike të bagëtive të ngurtë ose të lëngët.
Nevojat për lëndë ushqyese janë si më poshtë:
Posfori dhe kaliumi zakonisht përdoret në plehërim bazë, para mbjelljes dhe pas ngritjes së plantacionirt ato përdoren gjatë periudhës së qetësisë dimërore para punimit ose kultivimit të tokës.
Gjatë vegjetacionit, pasi fidanët e rinj të kenë arritur një lartësi prej rreth 15 cm, mund të filloni të përdorni plehra azotike. Doza për 1ha është rreth 100 kg. Mund të aplikohet gjatë vegjetacionit çdo 3-4 javë.
Në vitin e dytë procedurat janë shumë të ngjashme.
Që nga viti i tretë, kaçubat e aronias duhet të jenë në gjendje të frenojnë zhvillim e barërave të këqija vetë pa ndonjë problem. Gjithashtu, plehërimi azotik bëhet i panevojshëm. Në rastin e plantacioneve të vendosura në toka me pjellori të lartë madje plehërimi azotik bëhet i dëmshëm sepse kjo mund të çojë në rritje të bujshme të shkurreve, gjë që do ta bëjë korrjen mekanike të vështirë në të ardhmen.
Ujitja
Mbajeni tokën rreth shkurreve (bimëve) me lagështi gjatë gjithë sezonit të parë të rritjes. Në vitet e mëvonshme mund të ujitni vetëm gjatë periudhave të thata të zgjatura, duke ujitur plotësisht jo më shumë se një herë në javë.
Dëmtuesit dhe sëmundjet
Aronia është shumë rezistente ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve në krahasim me bimët e tjera frutore. Kjo rezistencë shpjegohet me faktin se ajo ka përmbajtje të lartë të një numri të madh të polifenoleve, të cilat në mënyrë efektive e mbrojnë atë kundër baktereve dhe kërpudhave. Gjithashtu, shumica e insekteve hezitojnë të ushqehen me bimën e aronias për shkak të përmbajtjes së lartë të flavonoideve.
Krasitja e aronias
Prerja e parë duhet të bëhet menjëherë pasi të mbillet plantacioni. Krasitja e aronias është e nevojshme për rritjet njëvjeçare dhe dyvjeçare (me kusht që të jenë më të larta se 40 cm pas mbjelljes). Qëllimi i saj është të ekuilibrojë madhësinë e rrënjëve me pjesën mbitokësore. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në tokat e thata, ku sistemi rrënjor mund të mos jetë mjaft efikas për të furnizuar bimën me ujë të mjaftueshëm.
Prerjet duhet të realizohen në një lartësi prej rreth 10 cm.
Për bimët dy-vjeçare me shumë kërcej, me një sistem rrënjor të fortë dhe një lartësi mbitokësore më pak se 40 cm, nuk ka nevojë për krasitje.
E njëjta gjë vlen për bimët tre-vjeçare, të cilat kanë avantazhin shtesë të japin fryte një vit më parë.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Korrja e aronias.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Korrja e aronias zakonisht bëhet në gjysmën e dytë të gushtit. Data e saktë e korrjes varet nga varieteti, kushtet e motit të vitit dhe mund të ndryshojë me dy javë.
Lexo më shumëAguliçja (latinisht Primula officinalis) është bimë barishtore shumëvjeçare që rritet e lartë 10 - 30 cm. Aguliçja është ndër lulet e para që lulëzon para ardhjes së pranverës. Emri vjen nga fjala latine “primus”, që do të thotë “i parë”. Lulëzon në periudhën prill-maj.
Lexo më shumëCilësia e prodhimit varet kryesisht nga kushtet e tharjes. Në asnjë rast tharja nuk mund të bëhet në dritë të madhe apo në diell.
Lexo më shumëCilat janë sëmundjet, simptomat dhe masat e kontrollit?
Lexo më shumë