REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Qepa, është bima më e rëndësishme e familjes qepore dhe nga më të përhapurat ndër bimët perimore. Qepa i përshtatet të gjithë kushteve klimatiko-tokësore dhe për këtë kjo bimë kultivohet kudo në vendin tonë.
Përse qepa ka gjetur përhapje në vendin tonë? Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?
Qepa, duke qenë një bimë e klimës së ftohtë dhe kërkesat për klimë janë të pakta.
Në cilat toka shkon më mirë qepa ?
Qepa shkon më mirë në tokat me përbërje mekanike të lehtë dhe të mesme, të thella, të shkrifta, të ajrosura mirë dhe me strukturë. Mund të mbillet edhe në toka të rënda, por paraprakisht duhet të plehërohen mirë me pleh organik dhe të përgatiten mirë gjatë punimit.
Kujdes ! Duhet patur parasysh se qepa nuk duron tokat bazike dhe ato me aciditet të tepruar.
Në këto toka bima e qepës rritet e zhvillohet me vështirësi. Toka duhet të ketë një pH rreth 6.5, të ketë mundësinë të rrihet nga erërat, mbasi në toka të ulëta dhe jo të ajrosura ajo preket shumë nga vrugu.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë qepës ?
Parabimët më të mira për qepën janë bostanoret, bishtajoret, kryqoret etj. Qepa vetë është një parabimë shumë e përshtatshme për perimet e familjes kryqore, bostanore dhe bishtajore.
KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e qepës pas vetvetes por dhe pas bimëve të të njëjtës familje si (preshit, hudhrës etj.) si dhe patates, sepse preket nga vrugu dhe nematodët.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanave të qepës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Një kulturë foragjere më pak e njohur por e vlefshme
Lexo më shumë
Lotusi – foragjeri natyral që ushqen bagëtinë dhe pasuron tokën
Lexo më shumë
Përse endivia meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë
Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.
Lexo më shumë