SHENJAT E STRESIT NGA VAPA TEK VIÇAT E VEGJËL




Siç e theksuam, jo vetëm lopët, por edhe viçat janë të ndikuar nga moti i nxehtë. Zona e rehatëshme e viçave nga pikëpamja e temperaturës pëson ndryshime me rritjen e viçit, por temperaturat mbi 250C zakonisht shoqërohen me stresin nga vapa. 

Cilat janë disa nga shenjat më specifike të stresit tek të vegjëlit?

  1. Shtimi i frymëmarrjes. Zakonisht 36 deri në 60 frymëmarrje për minutë konsiderohen si normale.
  2. Ulje e ndjeshme e konsumit të ushqimit. Në kushtet e stresit nga vapa, viçat e ulin në mënyrë të ndjeshme konsumin e ushqimit veçanërisht të koncentratës me qëllim që të mbrojnë trupin e tyre nga prodhimi i nxehtësisë që shkaktohet nga procesi i tretjes.
  3. Dobësi dhe veshë të rënë. Viçat e stresuar shtrihen në njërën anë për kohë të gjatë, duken shumë të lodhur, kanë veshë të rënë si dhe lëvizin duke u dridhur.
  4. Goja qëndron e hapur kanë gulçime dhe rrjedhje të pështymës. Ashtu sikurse dhe në rastin e kafshëve të rritura, stresi nga vapa bën që edhe viçat të shtrijnë qafën e tyre duke e zgjatur atë përpara, të marrin frymë më gojën e hapur dhe të kenë rrjedhje të pështymës ose shkumë përreth buzëve.
  5. Dehidratim i shpejtë. Viçat humbasin lagështi me shpejtësi përmes djersitjes dhe gulçimit. Në kushtet e stresit ato kanë sy të futur brenda, hundë të thatë si dhe një lëkurë që nuk rikthehet menjëherë në vend kur tërhiqet në pjesën e qafës. Këto janë shenja tipike të dehidratimit.
  6. Shtim i jashtëqitjes në formë diarreje dhe rënie e imunitetit. Të nxehtët e ridrejton energjinë e viçave duke e lëvizur atë nga sistemi imunitar drejt përpjekjeve për uljen e temperaturës. Kjo bën që viçat në këtë rast të jenë tepër të ndjeshëm dhe të shfaqin diarre të theksuar si dhe sëmundje respiratore (të frymëmarrjes) sikurse pneumonia.

Sikurse në rastin e kafshëve të rritura, edhe në rastin e viçave merrni masat e mëposhtëme për të reduktuar ndikimin e temperaturave të larta në aktivitetin e tyre:

- Ofroni ujë të bollshëm në enë të pastra.

- Përmirësoni qarkullimin e ajrit duke përdorur ventilator, duke hapur muret anësore të stallave duke krijuar hapësira më të mëdha në vend qendrimet e tyre.

- Siguroni hijezim dhe shmangni ekspozimin direkt nën rrezet e diellit veçanërisht në orët më të nxehta të ditës.

- Ofroni pjesën më të madhe të ushqimit gjatë orëve me temperature më të ulta si dhe siguroni sasi më të mëdha qumështi për ti ushqyer me qëllim që të ruani nivelin e marrjes së energjisë.

- Përdorni elektrolite kur viçat dehidratohen nga të nxehtit ose nuk pijnë mjaftueshëm ujë. Ju rekomandojmë ti referoheni vidios demostruese mbi përdorimin e elektroliteve si dhe përgatitjen e elektroliteve edhe në kushtet e shtëpisë.

- Mbani shtratin e viçave të thatë dhe ulni densitetin e viçave në vend qëndrim

Data e publikimit: 20/07/2026


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

NDIKIMI I VALËS SË TË NXEHTIT MBI AKTIVITETIN, PRODHIMIN DHE RIPRODHIMIN NË GJEDHË

Si ndikon vala e të nxehtit mbi aktivitetin, prodhimin dhe riprodhimin tek gjethi?

Lexo më shumë

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë