Origjina e bizeles përllogaritet të jetë në disa vatra por, ajo e zonës së Mesdheutështë më e rëndësishme për nga pikpamjaekonomike. Në vendin tonë bizelja kultivohet kryesisht në të gjithëzonën e Ulëtdhe Bregdetare, por edhe në zonat veri-lindore dhe jug-lindore të venditsi Korçë, Pogradec, Dibër, etj.
Përse bizelja po gjen përhapje në vendin tonë?
Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e bizeles për klimën, tokën dhe parabimën?
Bizelja është bimë e klimës së butë.
REKOMANDIM!
FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË BIZELE, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË SAJ:
Temperaturat e larta favorizojnë lulëzimin dhe pjekjen e hershme, por kanë ndikim negativ në cilësinë e prodhimit.
Ngricat pranverore(nga 20-4 0C) dëmtojnë rëndë bimët e bizeles.
Kërkesat ujore të bizeles janë mesatare deri në fillimin e lulëzimit, më tej rriten dhe janë mjaft të larta në fazën e lidhjes së bishtajave dhe gjatë rritjes së tyre.
Nga ana tjetër, shirat e mëdha gjatë lulëzimit dhe lidhjes së bishtajave janë të dëmshme, sepse kufizojnë aktivitetin e polenizuesve, rrëzojnë lulet dhe bishtajat e vogla, favorizojnë prekjen nga sëmundjet, etj.
Në cilat toka shkon më mirë bizelja?
Bizelja parapëlqen toka të thella, argjilo-lymore, të lehta, me aftësi të mira ujëmbajtëse, të kulluara e të ajrosura mirë, me ph 5.6-6.
Tokat ranore japin prodhim më të hershëm , por me cilësi më të ulët se ato argjilore.
Në toka me përmbajtje të lartë kalciumi, rritet me vështirësi dhe shpesh shfaq shenja të klorozës.
Bizelja është shumë e ndjeshme ndaj tokave me kripëzim qoftë dhe me nivele të ulëta kripe. Nuk pëlqen tokat e rënda, të lagëta dhe të ftohta.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë bizeles?
Bizelja shkon me sukses pas çdo bime bujqësore. Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të gjithë llojet e bimëvetë familjes bishtajore), bizelja nuk duhet të mbilletnë jo më pak se 4-5 vjet, sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues.
Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e bizeles?
Punimi i tokës
Toka duhet punuar në thellësinë 25-30cm.
Numri i punimeve dhe i atyre përgatitore duhet të bëjnë që toka para mbjelljes të jetë e shkrifët e me strukturë. Për shkak të vështirësive që ka gjatë procesit të mbirjes, bizelja kërkon përgatitje shumë cilësore të shtratit të mbjelles që realizohet nëpërmjet frezimeve ose diskimeve.
Punimet duhet të përfundojnë të paktën 7-10 ditë para mbjelljes së farës.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Plehërimi i tokës
Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike etj. Kur bizelja mbillet pas drithërave ose në toka të varfëra në azot, duhet plehëruar gjatë mbjelljes me sasi të ulta azoti.
Është e domosdoshme që plehërimi të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës.
Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe do të zhvillohen të shëndetshme.
Sasia dhe raporti i plehërimit të bizeles
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek bizelja ?
Studimet e fundit kanë treguar që është shumë e rëndësishme të hidhen gjatë mbjelljes 2.5-3.5 kg azot për dynym,vetëm në tokat e varfëra me elementin azot megjithëse bizelja është bimë azotofiksuese.
Fosfori është mjaft i rëndësishëm për prodhimin e bizeles. Hidhet para mbjelljes rreth 7-10 kg fosfor për dynym.
REKOMANDIM !
Në tokat mesatarisht të pasura nuk hidhen plehra azotike. Në tokat e varfëra me azot, plehërimi azotik me doza të lehta është i rekomanduar dhe vetëm në fillim të periudhës bimore, kur bimët të kenë lartësi 10 cm, në të cilat nuk janë zhvilluar gungëzat e bakterieve azotofiksuese.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Mbjelljen dhe kultivimin e bizeles.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Duke ndarë me ju një përmbledhëse të tillë të situatave që hasin fermerë të ndyshëm me tufat e tyre, ju mund ti paraprini ngjarjeve në fermën tuaj dhe të jeni të përgatitur për t'i përballuar ato në kohë.
Lexo më shumëIndeksi i Përfitimit nga Shëndetësimi i Tufës (PShT) është nga indekset më gjithëpërfshirës dhe me tregues ekonomikë të matshëm, kjo pasi përfitimi ekonomik i nje ferme vjen vetëm nga një tufë e shëndetshme.
Lexo më shumëNe të gjithë duam të kemi një tufë të shëndetshme, por a keni menduar ndonjëherë, se cila është vlera e vërtetë e një tufe të shëndetshme?
Lexo më shumëZinxhiri i Vlerës është një koncept, pjesë e të cilit ju jeni përgjatë ushtrimit të një aktiviteti biznesi për të siguruar produkte ose shërbime duke mundësuar ofrimin e tyre për konsumatorin.
Lexo më shumë