CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E PATATES NË FUSHË TË HAPUR?




                                                                              REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Patatja, dëmtohet nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e kualifikuar të specialistit të fushës.

Pse përbëjnë problem sëmundjet?

  • Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit
  • Ulet vlera tregtare
  • Ulen të ardhurat për njësi prodhimi

Alternaria

  • Prek të gjithë organet e bimës sidomos në temperatura të larta.
  • Sëmundja ruhet në mbeturinat bimore. Mbledhja e mbeturinave bimore pas vjeljes së prodhimit të patates, ul rezervën biologjike të infeksionit.
  • Efekt të mirë në kontrollin e sëmundjes, jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm si edhe trajtimi me solucion me bazë bakri.

Kroma e patates

Është një sëmundje që prek kryesisht zhardhokët, duke kompromentuar pamjen e tyre dhe është e lidhur me tokën dhe përhapet përmes farës së patates së infektuar dhe megjithëse shkakton më shumë probleme në zonat e ftohta, mund të gjendet në të gjitha kushtet ku rriten patatet, sidomos në toka me lagështi. Në zhardhokë shenjat paraqiten në fillim në formën e disa pikëzave të rrethuara me unazë të shëndritshme. Efekt të mirë në kontrollin e kromës jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm.

Luftohet mirë me fungicid me bazë sulfat bakri cuproxat

 

Vrugu i zakonshëm

  • Dëmton pasi prek të gjitha organet e bimës.
  • Kontrolli sëmundjes. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm, por pa neglizhuar përdorimin e preparatit me bazë bakri, pasi ka dhe efekt parandalues.

Buburreci i patates

  • Është një dëmtues i madh i patates. Insekti dëmtues ka gjatësi prej 10 mm, me një trup të ndritshëm të verdhë portokalli dhe pesë vija të theksuara kafe përgjatë gjatësisë së secilës prej flatrave të tij.
  • Ka prejardhje nga Kolorado e Amerikës.
  • Larvat dëmtojnë gjethet e patates dhe shkaktojnë tharjen e plotë të bimëve.
  • Trajtimet kimike kundër buburrecit të patates kryhet në fazën e daljes së larvave në masë dhe përsëritet 2-3 herë me karate, deçis me përqëndrim 0.05-0.08%.

Klikoni këtu  nëse dëshironi të dini më shumë për Vjelja dhe Ruajtja e prodhimit të patates.

Data e publikimit: 07/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KOPRËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I PAZISË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I LAKRËS KINEZE

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

SHËRBIMET AGROTEKNIKE TË GËSHTENJËS

Çfarë shërbimesh i kryhen gështenjës pas mbjelljes?

Lexo më shumë