Siç e theksuam, me kalimin e kohës, shumica e kafshëve fillojnë të vetë kurohen sapo ato fillojnë të zhvillojnë antitrupat e virusit. Lythat zakonisht tkurren dhe shkëputen vetë nga trupi i kafshës pas disa muajsh. Por cilat do të ishin masat më efiçente të parandalimit të transmetimit të lythave?
Vaksinat mund të ndihmojnë në parandalimin e lythave tek gjedhët e pa infektuar më parë. Në instruksionet e përdorimit rekomandohen dozët specifike për viçat dhe kafshët e rritura si dhe një vaksinë përforcuese rreth 3-5 javë pas vaksinës së parë.
Ju këshillojmë të mos përdorni tek kafshët e shëndetshme instrumenta apo paisje që janë përdorur tek kafshët e infektuara pa i dezinfektuar ato më parë. Kafshët e infektuara mund të mos kenë lytha të dukshme, por ato gjithsesi mund t'i kontaminojnë paisjet ose instrumentat e ndryshëm. Veçanërisht vëmendje i duhet kushtuar dezinfektimit të duhur të pincetave, paisjeve të matrikullimit, etj., përmes të cilit mundësohet parandalimi i përhapjes së virusit të lythave.
Bëni kujdes me izolimin e kafshëve të infektuara nga pjesa tjetër e tufës. Por, mbani parasysh se periudha e gjatë që kalon nga prekja deri në shfaqjen e shenjave nënkupton se edhe kafshë të tjera të tufës mund të jenë ekspozuar ndaj virusit.
Kushtojini vëmendje kontrollit të insekteve të cilat bëjnë përhapjen e virusit. Kontrolli i tyre shërben si një masë e mirë parandaluese për transmetimin e virusit ndërmjet kafshëve.
Përsa i përket trajtimit, ai duhet të bëhet në kohë pa lejuar përhapjen e mëtejshme dhe avancimin e lythave. Kujdes, kur shfaqen raste të rënda në fermë, duhet marrë në konsideratë deri edhe skartimi i kafshëve të prekura. Sidoqoftë trajtimet e lythave mund të përfshijnë disa mënyra si:
Në këtë rast nëse shkaktohet gjakderdhje ajo mund të kontrollohet, duke përdorur nitrat argjendi. Gjithashtu përdoret spërkatës në plagë për të parandaluar problemet me insektet.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.
Lexo më shumë
Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?
Lexo më shumë
Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.
Lexo më shumë
Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?
Lexo më shumë