Keni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të pa përpunuara? Jeni i shqetësuar për ndotjen e mjedisit nga mbetjet bimore apo jashtëqitjet e kafshëve? Keni menduar për ndotjen e lumenjve dhe përrenjve pranë aktivitetit bujqësor nga ndikimi i mbetjeve mbi to? - Kompostimi është zgjidhja.
Kompostimi është një proces biologjik që mundëson shndërrimin e mbeturinave të materialeve organike në një material të pasur me lëndë ushqyese për fermën. Kompostimi pra është një metodë aerobike e dekompozimit të mbetjeve organike. Materiali i prodhuar, pra komposto, më tej përdoret si në fushë të hapur, në sera, ashtu edhe në kopshtet e kultivuara në zonat rurale apo ato urbane.
Kompostimi dhe përdorimi i kompostos për plehërim krijon disa avantazhe, të cilat mund t'i përmbledhim si mëposhtë.
Shndërrimi i mbetjeve të gjelbërta në komposto plehëruese, redukton koston e plehërimit, shëndetëson tokën, e pasuron atë me lëndë organike, përmirëson strukturën e saj, rrit cilësinë e prodhimit, si dhe mbron mjedisin nga ndotjet. Gjithashtu përdorimi i kompostos si plehërues në bujqësi redukton varësinë nga plehëruesit sintetikë (plehërat kimike), për rrjedhojë zvogëlon efektin serë (çlirimin e gazrave). Komposto e përdorur si plehërim mundëson mbajtjen e ujrave si dhe një qarkullim më të mirë të tyre në tokë. Komposto rrit rezistencën e bimëve ndaj sëmundjeve, duke mundësuar reduktimin e përdorimit të kimikateve. Kompostimi i mirë eliminon farërat e barërave të këqija që mund të ndodhen në jashtëqitjet e kafshëve si dhe eliminon rrezikun e transferimit të sëmundjeve nga njëra bimë në tjetrën. Kompostimi krijon përparësi në ekonominë qarkulluese duke i dhënë vlerë mbetjeve nga industria e përpunimit ushqimor sikurse janë mbetjet nga përpunimi i ullirit, i rrushit, etj. Kompostimi përbën një proces që siguron sanitarizimin si të vegjetacionit ashtu edhe të jashtëqitjes së kafshëve.
Një avantazh tjetër i kompostimit qëndron në faktin se kompostimi ul koston e përpunimit dhe të fuqisë punëtore, kjo pasi nuk nevojitet fuqi punëtore për magazinimin e plehut organik, por kompostoja mund të merret për tu përdorur pikërisht në kohën kur ajo nevojitet, nuk do të hidhen mbeturinat e serave në vende të pa lejuara, gjithashtu duke qënë se komposto nuk sjell sëmundje me bazë fungicidet si dhe barëra të këqija në serë, kostsot e fuqisë punëtore për përdorimin e pesticideve dhe spërkatjet do të ulen ndjeshëm.
Gjithashtu, nga kompostimi sigurohen përfitime mjedisore, pasi do të përdoren si plehërues sasi më e pakët nitrogjeni, si dhe sasi më e pakët fungicidesh dhe herbicidesh, ndërkohë që përqindja e lëndës organike në tokë do të pësojë rritje.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me çfarë mund të kompostohet dhe kërkesat për cilësinë e materialeve të kompostueshme.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Duke ndarë me ju një përmbledhëse të tillë të situatave që hasin fermerë të ndyshëm me tufat e tyre, ju mund ti paraprini ngjarjeve në fermën tuaj dhe të jeni të përgatitur për t'i përballuar ato në kohë.
Lexo më shumëÇfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.
Lexo më shumëPër mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë përgatitur rregulla uniform për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve nga efektet potenciale të këtyre mbetjeve.
Lexo më shumëPothuajse çdo lëndë organike në parcelat e mbjella, në stalla, në kopshtet tuaja, në anë të rrugëve të fshatit, mund të jetë një burim i mirë lëndësh për kompostim.
Lexo më shumë