- Insekti plotëson ciklin biologjik si endofit në palma.
- Adultët e R.ferrugineus janë aktivë gjatë ditës dhe natës duke qenë edhe fluturues të shkathët.
- Kanë aftësi si dhe janë në gjendje të gjejnë pritës të rinj në largësi edhe 1 km. Insektet e rritura tërhiqen nga palmat e dëmtuara ose të sëmura, por infektohen edhe palmat e shëndosha.
- Mbasi zgjidhet palma e përshtatshme, meshkujt e R. ferrugineus prodhojnë një feromon agregimi, i cili është i aftë të tërheqë shumë femra për tu kopuluar.
- Vezë-vendosja bëhet kryesisht në vendet më të reja dhe më të buta të bimës ose në plagët e trungut dhe të bazës së gjetheve.
- Një femër mund të vendosë deri në 200 vezë.
- Mbas 2-5 ditësh çelin larvat të cilat drejtohen në brendësi të bimës duke hapur galeri me anë të aparatit gojor që është shumë i fuqishëm dhe duke dëmtuar kryesisht në zonën e trungut menjëherë nën kurorën gjethore.
- Stadi larvar mesatarisht zgjat 55 ditë.
- Larvat pupëzojnë në bazë të trungut (jashtë tij) duke formuar fshikëza ovale të përbërë nga fibrat e palmës.
- Pupëzimi mund të ndodhë edhe në galeritë e bëra në pjesën e poshtme të bishtit të gjetheve ose në mes të substancave organike që gjenden në sqetullat e gjetheve.
- Mbas daljes nga pupa, insektet e rritur qëndrojnë në brendësi të fshikzës për 4-17 ditë (mesatarisht 8 ditë) deri sa arrijnë pjekurinë seksuale.
- Cikli jetësor nga veza deri në daljen e insektit të rritur mund të zgjasë mesatarisht 82 ditë.
- Insektët e rritur mund të jetojnë rreth 2-3 muaj.
- Mbivendosja e breznive të ndryshme bën të mundur prezencën e të gjitha stadeve të zhvillimit të dëmtuesit në të njëjtin ekzemplar të palmës.
- Insektet e rritur, që janë prezentë në një palmë nuk lëvizin në një tjetër deri sa ato mund të ushqehen aty.
- Lëvizjet dhe aktiviteti i hundëgjatit jashtë bimës favorizohet nga temperatura mbi 21°C.
- Në temperatura më të ulta se 10°C insektet e rritura nuk arrijnë të lëvizin.
- Është llogaritur që në mungesë të faktorëve kufizues një çift i vetëm i R. ferrugineus mund ti japi jetë në harkun e katër breznive rreth 53 milion individëve.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Cilat janë simptomat dhe metodat e kontrollit të dëmtuesit?