Tenja minuese e agrumeve këto vitet e fundit është kthyer në një problem shqetësues për agrumet që kultivohen në pellgun e mesdheut.
Pse duhen mbrojtur agrumet nga Gjethminuesi i agrumeve?
Tenja minuse e agrumeve Phyllocnistis citrella, është dëmtuesi më i rëndësishëm i agrumeve në shumë zona, kohët e fundit është futur në shumicën e vendeve mesdhetare që kultivojnë agrume.
Phyllocnistis citrella konsiderohet si një dëmtues serioz bujqësor për speciet e agrumeve, si:
Aegle marmelos,
Atalantia,
Citrofortunella microcarpa,
Citrus limon,
Citrus paradisi,
Citrus maxima
Fortunella margarita,
Murraya paniculata,
Poncirustrifoliate.
Tenja agrumeve shkakton dëmtim serioz të masës vegjetative të agrumeve dhe prek gjithashtu dhe fruta.
Insekti i rriturit është një flutur e vogël (hapësia e krahëve 6 mm).
Larvat janë vetëm 3 mm të gjata dhe ushqehen me indin epidermal të gjetheve.
Krahët e përparmë kanë disa vija me ngjyrë të zezë dhe kafe dhe pika të zeza dalluese në majë.
Krahët e pasmë janë si me pendë. Në gjendje qetësie krahët janë palosur drejt mbi shpinë.
Tenja është e vogël, me madhësinë e një mushkonje (4 mm në gjatësi).
Ky insekt ka 4 mosha larvare.
Larva e sapo çelur është transparente, me ngjyrë të gjelbër të hapur dhe shumë të vështira për t'u zbuluar.
Stadi i dytë dhe i tretë janë të tejdukshëm, të verdhë-jeshile dhe mund të arrijnë një gjatësi prej 3 mm.
Larvat më të mëdha janë të dukshme qartë dhe galeritë (minimet) shihen lehtësisht për shkak të rritjes së madhësisë dhe pranisë së jashtëqitjeve të larvave brenda galerisë.
Vezët, menjëherë pas vezëvendosjes, janë të tejdukshme dhe të bardha dhe ngjajnë me pika të vogla uji.
Pas disa ditësh ato bëhen të verdha dhe të errëta.
Ato janë jashtëzakonisht të vogla me përmasa 0,2 x 0,3 mm.
Pupa është e verdhë-kafe dhe errësohet me kalimin e moshës.
Mund të zbulohet lehtësisht duke hapur qelizën e pupës.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Ecuria biologjike e tenjës së agrumeve.