VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË KALESË




Kur gjethet arrijnë madhësinë tregtare:

  • Hiqen fillimisht gjethet e poshtme;
  • Lihet maja e bimës të vazhdojë rritjen;
  • Mund të bëhen disa vjelje nga e njëjta bimë kale.
  • Vjeljet e rregullta në kohën e duhur stimulojnë prodhimin e gjetheve të reja. Vjeljet mund të përsëriten çdo 7-14 ditë, në varësi të rritjes. Pra në vend që të marrësh të gjithë bimën njëherësh, mund të marrësh prodhim nga e njëjta bimë për një periudhë të gjatë.

Kur është periudha më e mirë gjatë ditës ?

Për cilësi dhe jetëgjatësi më të mirë, vjelja duhet të bëhet herët në mëngjes, kur gjethet janë të hidratuara dhe temperaturat janë të ulëta.

Pas vjeljes:

  • Mos i lini gjatë në diell;
  • Vendosini menjëherë në hije;
  • Largoni gjethet e dëmtuara;
  • Mos i shypni ose ngjeshni shumë në arka.

Kujdes nga ngricat !

Kaleja është relativisht tolerante ndaj të ftohtit dhe temperaturat e ulëta shpesh e bëjnë shijen më të mirë. Por gjethet e ngrira nuk duhet të manipulohen ose vilen derisa të shkrihen, sepse dëmtohen lehtë dhe nxihen. Në rast të një ngrice të fortë, është më mirë të pritet derisa bima të rikthehet në normalitet.

Përgatitja për treg

Pas vjeljes, bëhet:

  • Përzgjedhja, pastrimi, klasifikimi, paketimi, ftohja.
  • Për treg zgjidhen gjethe me ngjyrë të gjelbër të mirë;;
  • Pa njolla, vrima të mëdha ose dëmtime nga insektet;
  • Pa zverdhje;
  • Me pamje të freskët dhe të fortë.
  • Nëse shitet si tufë, gjethet mund të lidhen në tufa uniforme. Për supermarkete/restorante mund të jetë më e përshtatshme paketimi në qese ose arka të vogla.

Ruajtja e prodhimit të kalesë pas vjeljes.

Kaleja humbet ujë shpejt dhe vyshket, prandaj ftohja e shpejtë pas vjeljes është shumë e rëndësishme. Ruajtja realizohet mirë në temperaturë 0-2°C dhe në lagështi relative 95-100%. Në këto kushte, në varësi të cilësisë së produktit dhe menaxhimit pas vjeljes, mund të ruhet për disa javë. Për fermerin që e shet brenda pak ditësh, nuk është domosdoshmëri ruajtja afatgjatë. Mjafton që prodhimi të ftohet dhe të mbahet në temperaturë të ulët, pa humbur lagështinë.

A duhet larë para ruajtjes ?

Për ruajtje disa ditore, nuk është mirë të laget pa nevojë, sepse lagështia e lirë mbi gjethe favorizon kalbëzimin.

Nëse kërkohet larja për treg:

  • Përdoret ujë i pastër dhe higjenik;
  • Pas larjes duhet të largohet uji i tepërt.
  • Produkti duhet të ftohet shpejt.

Data e publikimit: 10/09/2026


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Teknologjia e Kultivimit të Kalesë në Fushë të Hapur

Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KALESË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

Varietetet Autoktone të Fasules

Zbulo varietetet autoktone të Fasules

Lexo më shumë

Variatetet Autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës

Lexo më shumë