Higjiena e zgjojeve & dezinfektimi i materialeve të bletarisë në sezonin e pranverës, me ekspertin Dr. Pëllumb Aleksi.


Event: 11/04/2025 - 20/05/2025



ABA Online organizon demonstrimin praktik: " Higjiena e zgjojeve & dezinfektimi i materialeve të bletarisë në sezonin e pranverës", me ekspertin Dr. Pëllumb Aleksi.

Data e aktivitetit: 11 prill

0ra: 14:00

Vendi: Cërrik

Qëllimi:

- Bletari në çdo fillim pranvere, në kuadër të praktikave të mira në bletari, duhet të kujdeset për kalimin e kolonive të bletëve në zgjoje të pastërt dhe materiale bletarie të dezinfektuara.

- Këto procedura konsistojnë në pastrimin dhe dezinfektimin, fillimisht të zgjojeve rezervë, e më tej të atyre të përdorur për dimërimin e bletëve.

- Kjo pjesë e rëndësishme e praktikave të mira, synon të dezinfektojë zgjojet nga prania e myqeve në sipërfaqet e brendshme të tyre, si dhe nga sporet e patogjenëve të mundshëm të cilët mund të dëmtojnë bletët.

- Zgjoje dhe materiale bletarie të pastërt- bletë më të shëndetshme.

Data e publikimit: 09/05/2025


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: