Si mund ti përzgjedhim demat përsa i përket përparësisë së tyre në fushën e riprodhimit. Sot, në katalogët e treguesve të demave, përshkruhen ndër të tjera indeksi, prodhimi, tipi, tiparet e mirëqenies, fertiliteti i bijave, tiparet e menaxhimit, sikurse dhe 18 karakteristika të lidhura me konformacionin (shtati, gjymtyrët, gjiri, etj,). Përsa i përket elementëve të riprodhimit, katalogët paraqesin të dhëna që përfshijnë Fertilitetin e Bijave, Fertilitetin e Demave, kohëzgjatjen e barrsmërisë, pjelljen, etj.
Po si mund ti lexoni dhe interpretoni këto tregues me qëllim përzgjedhjen e demit më të mirë që përplotëson synimet tuaja në riprodhim?
Ndër treguesit kryesorë janë treguesit e Indeksit të Fertilitetit (IF) si: vlera e Shkallës së Barrsmërisë së Bijave; vlera e Shkallës së Koncepsionit të Mëshqerrave si dhe vlera e Shkallës së Koncepsionit të Lopës.
Shkalla e Barrsmërisë së Bijave (ShBB). Ky tregues lejon matjen e diferencave gjenetike ndërmjet demave përsa i përket fertilitetit të bijave të tyre. Shkalla e barrsmërisë së bijave përcaktohet si përqindja e lopëve jo barrëse që mbeten barrëse gjatë një periudhe çdo 21 ditore. Një ShBB në vlerën “1” tregon se bijat e këtij demi kanë 1% më shumë gjasa për të qënë barrëse gjatë këtij cikli 21 ditor, sesa një dem me një vlerë “0”.
Shkalla e Koncepsionit të Mëshqerrave (ShKM) është aftësia e një mëshqerre të virgjër për të mbetur barrëse. Përcaktohet si përqindje e mëshqerrave të inseminuara që bëhen barrëse në çdo inseminim. ShKM në vlerë 1,0 nënkupton që bijat e demit kanë 1% më shumë gjasa të mbeten barrëse kur janë mëshqerra sesa bijat e një demi me ShKM prej 0,0.
Shkalla e Koncepsionit të Lopës (ShKL) është aftësia e lopës në laktacion për të mbetur barrëse. Një ShKL prej 1,0 do të thotë një rritje prej 1% në shkallën e barrsmërisë së lopës.
Një nga treguesit e fertilitetit të një demi është ai i quajtur Shkalla e Koncepsionit të Demit (ShKD), që është tipari i fertilitetit të demit e që parashikon diferencat në shkallën e koncepsionit të demit që merr pjesë në inseminim e shprehur në deviacionin me pikë përqindje nga mesatarja e rracës së demave që marrin pjesë në inseminim artificial. Mesatarja e rracës për ShKD është “0” dhe vlerat e ShKD shprehen me deviacione pozitive (+) ose negative (-) nga kjo vlerë mesatare “0”. Kështu, nëse një dem ka ShK prej +2.0 pritet që të përmirësojë shkallën e koncepsionit me 2% krahasuar me një dem mesatar. Demat që renditen me një pikë në secilin prej kaheve të zeros konsiderohen si dema të nivelit mesatar.
Kohëzgajtja e barrsmërisë (KB). Barrsmëria tek lopët zgjat nga 279 deri në 287 ditë, por për shumicën e rracave ajo është 283 ditë. Lopët të cilat pritet të lindin viça meshkuj kanë tendenca të kenë një barrsmëri më të zgjatur krahasuar me lopët që pritet të lindin viça femra. Në rastin e racave që gjenetikisht sjellin pasardhës me peshë më të vogël në lindje, periudha e barrsmërisë tenton të jetë më e shkurtër. Gjedhi i qumështit në rastin e rracës Holshtejn tenton të ketë një periudhë barrsmërie më të shkurtër, ndërsa Xhersi ka një periudhë më të gjatë barrsmërie krahasuar me rracën Holshtejn. Nga rracat e mishit raca Angus ka një periudhë më të shkurtër barrsmërie, ndërsa rraca Limuzinë ka një periudhë më të gjatë barrsmërie nga mesatarja.
Hershmëria e Pjelljes së Parë (HPP) përcaktohet në ditë, dhe është thjeshtë mosha në pjelljen e parë. Ajo luhatet ndërmjet 22 deri në 25 muaj. Deviacionet mbi apo nën këto shifra sjellin një laktacion të parë më të ulët, nivel më të ulët fertiliteti, si dhe shance më të ulta për të përballuar një laktacion të dytë.
Lindje të Ngordhura (LN) parashikojnë tendencën e demit për ndërzim për të prodhuar viça që lindin të ngordhur (të ngordhur në lindje ose që ngordhin brenda 48 orëve të lindjes), e shprehur kjo si përqindje krahasuar me insiminimet e tjera.
Vlera e Lindjeve të Ngordhura nga Bijat na tregon se sa gjasa ka që bijat e një demi të lindin viça të ngordhur.
Të gjithë këta tregues të renditur lidhur me fertilitetin, ju vijnë në ndihmë për të përzgjedhur demin e duhur në drejtim të përmirësimit të treguesve të fekonditetit në fermën tuaj.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.
Lexo më shumëÇfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?
Lexo më shumëVaksinat mund të ndihmojnë në parandalimin e lythave tek gjedhët e pa infektuar më parë.
Lexo më shumëDuke ndarë me ju një përmbledhëse të tillë të situatave që hasin fermerë të ndyshëm me tufat e tyre, ju mund ti paraprini ngjarjeve në fermën tuaj dhe të jeni të përgatitur për t'i përballuar ato në kohë.
Lexo më shumë