KËPUSHA E ULLIRIT (Aceria oleae (Nal.)




Këpusha e ulllirit është kthyer në një problem shqetësues, njohja dhe marrja e masave të kontrollit me kujdes është një domosdoshmëri për të ruajtur ekuilibrat e dëmtuesit.

Si është përshkrimi dhe biologjia e këpushës së ullirit (Aceria oleae (Nal.)?

  • Këpushat e ullirit janë shumë të vogla dhe shumë të vështira për t'u dalluar. Gjatësia mesatare është 0.1-0.2 mm. 
  • Kanë ngjyrë të verdhë të errët, të sheshta dhe në formë dardhe. 
  • Kanë vetëm dy palë këmbë që janë të vendosura në pjesën e sipërme të trupit.
  • Mashkulli i ngjan femrës por është më i vogël.
  • Këpusha e ullirit dimëron si femër e rritur në pjesët e poshtme të gjetheve. 
  • Në pranverë ajo vendos vezët dhe brenda një periudhe të shkurtër është e mundur të gjinden të gjitha stadet e zhvillimit mbi sytha dhe gjethe të reja. Gjatë periudhës së lulëzimit pjesa më e madhe e popullatës migron në lulëritë, në fillim mbi ovaret e luleve dhe më vonë mbi frutat e sapo formuara, ku normalisht vendosen mbi pjesën e sipërme të tyre. 
  • Gjatë verës ato preferojnë pjesën e poshtme të gjethes. 
  • Cikli i zhvillimit i këpushës, në temperaturë 21-25°C është nga 11 deri në 15 ditë. 
  • Femra mund të vendosi nga 7-42 vezë gjatë një periudhe dy javore dhe mund të plotësojë 12-15 brezni në vit.
  • Këpusha e ullirit preferon vendet e ngrohta, ullinjtë e rinj ose vegjetacionin e ri, i cili del mbas një krasitje të rëndë të ullirit. 
  • Dëmtuesi preferon gjithashtu gjethet e reja dhe frutat që janë të ekspozuara më shumë nga dielli. 

Në vendin tonë, varieteti më i ndjeshëm është Kalinjoti. Në këtë varietet A. oleae gjendet e bashkëshoqëruar me këpusha të tjera si Dytrimacus athiasella Keifer dhe Tegolophus hassanii Keifer, popullatat e të cilave janë në numër më të vogël.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Si është natyra e dëmit të këpushës së ullirit (A.oleae)?

Data e publikimit: 29/04/2025


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Menaxhimi i integruar i hundëgjatit (Otiorrhynchus cribricollis Gyll.)

Zbulo se si të njohësh këtë dëmtues

Lexo më shumë

Përhapja, Bimët Pritëse dhe Bioetologjia e Hundëgjatit të Ullirit

Si është ecuria e dëmtuesit?

Lexo më shumë

Hundëgjati i Ullirit: Dëmet dhe Sistemi i Kontrollit të Dëmtuesit

Cili është dëmi dhe sistemi i kontrollit të dëmtuesit?

Lexo më shumë

Menaxhimi i integruar i pambukores (Euphyllura olivina) së ullirit

Zbulo shenjat e pambukores së ullirit në ullishte

Lexo më shumë