Produkti i tregtuar përbëhet nga kaptina lulore të thata (Matricariae flos). Lulëzimi i kamomilit fillon në fund të prillit dhe përfundon shumë më vonë. Përqindja më e lartë e vajit eterik në kokat e luleve është në fazën e lulëzimit të plotë. Vjelja realizohet vetëm në një periudhë (Maj), në periudhën e lulëzimit të plotë (kur shumica e luleve janë të hapura). Për të siguruar sasinë maksimale të vajit eterik, kaptinat duhet të mblidhen kur pjesa më e madhe e luleve të gjenden në pozicion horizontal në raport me kërcellin. Me vazhdimin e pjekjes, përmbajtja e vajit eterik zvogëlohet vazhdimisht. Në sipërfaqe të vogla, kaptinat vilen me dorë ose me krëhër të përshtatur për vjeljen e frutave të imët - me një krëhër kamomili.

Një nga kushtet e prodhimit me efektivitet ekonomik të kamomilit, në sipërfaqe të mëdha, është vjelja e mekanizuar me makineri vjelëse që mbledhin vetëm pjesën e lulesës së bimës. Të tilla makineri përdoren aktualisht në vendet kryesore prodhuese të kamomilit.

Makineri të mëdha kanë kapacitete deri 3.5 ha në ditë. Në rastin e makinerive të projektuara, lulet kanë bishta të gjatë (> 2 cm) që nuk ndikojnë në cilësinë e produktit por standardi tregtar shpesh kërkon lule pa bisht.
Lulet e mbledhura duhet të transportohen menjëherë në mjedisin e tharjes. Lulja e freskët do nxehet dhe marrë ngjyrë kafe brenda pak orësh nëse mbahet në thasë, duke i bërë lulet pa vlerë.
Për qëllimet e prodhimit të vajit eterik ose për përdorime të tjera industriale, kamomili mund të mblidhet me kositëse të mekanizuar ose makina silazhimi.
Tharja dhe ruajtja e produktit
Lulet e vjela të kamomilit thahen në tharëse termike ose atë natyrore me rrymë ajri. Nëse kamomili thahet në kushte natyrale, atëherë ai shpërndahet në një shtresë sa më të hollë të jetë e mundur dhe lihet derisa të thahet. Gjatë tharjes, kamomili nuk përzihet (rrotullohet) në mënyrë që të mos shkërmoqet.
Në tharëse termike, ajo thahet në një temperaturë prej 30 - 35°C.

Kamomili thahet më shpejt në temperatura më të larta, por në këtë rast ai humbet në mënyrë të konsiderueshme ngjyrën dhe përmbajtjen e vajit eterik dhe kështu humbet vlerën komerciale. Koha e tharjes varet nga temperatura e dhomës në të cilën thahet kamomili si dhe nga trashësia e shtresës. Tharja natyrale mund të zgjasë 7-10 ditë. Në tharëse termike, tharja është shumë më e shkurtër. Raporti i tharjes, përkatësisht raporti i kamomilit të freskët ndaj të thatës, mund të jetë i ndryshëm dhe varjon nga 4: 1 deri në 6: 1.
Kamomili i tharë mirë paketohet në kuti të veshura me letër nga brenda.

Paketuar në këtë mënyrë ai ruhet në një vend të thatë, të freskët dhe të pastër. Pavarësisht faktit që është paketuar dhe depozituar si duhet, kamomili duhet të shitet brenda vitit. Kamomili i vjetër humbet ngjyrën natyrale, erën karakteristike, shkërmoqet dhe i nënshtrohet prishjes.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Farat përmbajnë vaj esencial 0,5 – 1,6 % i cili përdoret në industrinë ushqimore dhe farmaceutike. Është përdorur si ilaç bimor për më shumë se 2000 vjet.
Lexo më shumë
Aronia është një superfrut i shëndetshëm, që ofron sasi jashtëzakonisht të lartë të vitaminave, mineraleve, antioksidantëve dhe fitonutricientëve të tjerë.
Lexo më shumë
Korrja e aronias zakonisht bëhet në gjysmën e dytë të gushtit. Data e saktë e korrjes varet nga varieteti, kushtet e motit të vitit dhe mund të ndryshojë me dy javë.
Lexo më shumë
Aguliçja (latinisht Primula officinalis) është bimë barishtore shumëvjeçare që rritet e lartë 10 - 30 cm. Aguliçja është ndër lulet e para që lulëzon para ardhjes së pranverës. Emri vjen nga fjala latine “primus”, që do të thotë “i parë”. Lulëzon në periudhën prill-maj.
Lexo më shumë