REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Ngritja e pemëtoreve të reja është një investim me vlera të mëdha dhe gabimi më i vogël në fillim është me kosto të lartë dhe i pa korrigjueshëm më vonë. Ju duhet të njihni:
Si fillon puna për ngritjen e pemëtores? Sistemimi sipërfaqësor dhe disiplinimi i ujërave. Si të sistemoni tokën?
Disiplinimi i ujërave: Molla është shumë e ndjeshme ndaj tepricës së lagështirës në tokë. Prandaj merr masa për disiplinimin dhe sistemimin e ujërave sipërfaqësore e ato nëntokësore. Kontrollo e sistemo rrjetin e kanaleve kullues për të larguar ujërat e tepërta të reshjeve dhe uljen e nivelit të ujërave nëntokësore në thellësinë më poshtë se 1.5 m.
Punimi i tokës dhe plehërimi bazë.
Punimi qilizmë bëhet në thellësinë 70-120 cm. Koha më e mirë e punimit qilizmë të tokës është stina e verës (konkretisht muajt Korrik e Gusht). Kur planifikoni të mbillni një pemëtore me nënshartesa vegjetative nuk këshillohet të bëhen punime të thella (sepse ato nuk zhvillojnë sistem rrënjor më shumë se 50 cm thellësi).
Plehërimi bazë: Në plehërim rekomandohen të hidhen: 500 - 600 kv/ha pleh organik, 80 - 100 kg/ha lëndë aktive P2O5, dhe 40 - 50 kg/ha lëndë aktive K2O kryesisht në formën e sulfatit të potasit. Përdor sulfatin e hekurit në tokat gëlqerore që janë të varfra në hekur.
Distancat e mbjelljeve
Distancat e mbjelljeve bazohen në llojin e kultivarit, nënshartesën, relievin e tokës, pjelloria e tokës, agroteknika, niveli i mekanizimit, etj.
| Nënshartesa | Në toka të pjerrëta | Në toka të sheshta | ||||
| Në mes rreshtave | Brenda rreshtit | Nr. i bimëve për 1000 m² | Në mes rreshtave | Brenda rreshtit | Nr. i bimëve për 1000 m² | |
| Mollë mbi nënshartesë molle të egër | 6-7 | 6-7 | 22 | 7,5 | 7,5 | 18 |
| Mollë mbi nënshartesë vegjetative | 4 | 2 | 125 | 3,5 | 1,5 | 190 |
Sot tentohet në rritjen e numrit të bimëve për njësi të sipërfaqes dhe mbajtja e formave të detyruara dhe të ulëta të kurorës. Ky lloj kultivimi siguron përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e rendimentit. Ulja e kurorës rrit mundësinë e vjeljes me dorë (kur destinohen për konsum të freskët) dhe atë të mekanizuar (kur destinohen për përpunim industrial).
Cilësia e fidanit, përgatitja e tij për mbjellje dhe mbjellja.
Mundësisht siguroni fidan të cilësisë së parë. Ai duhet të plotësojë këto kritere:
Ne etiketë vendosen; lloji, kultivari, nënshartesa, kategoria, sasia e fidanëve në tufë, emri i prodhuesit, standardi, etj.
Përgatitja e fidanit për mbjellje: Sistemi rrënjor shkurtohet deri në 25 cm gjatësi. Fidanët futen në ujë të rrjedhshëm, një ditë para mbjelljes, për 15-20 orë me qëllim që ato të marrin sasinë e ujit që kanë humbur gjatë kohës së ruajtjes/shtratifikimit, apo transportit të tyre. Trupi dhe rrënjët e fidanit, para mbjelljes, është mirë të dezinfektohen me lëng bordolez 1%.
Pika e shartimit vendoset rreth 15 cm mbi sipërfaqen e tokës. Ngjishet fidani në tokë që të krijohet një kontakt sa më i mirë i rrënjës me dheun për të siguruar një zënie sa më të lartë. Vendos një mbështetëse/hu për të mbajtur sa më drejt fidanin. Vendose fidanin në thellësinë që ka qenë në fidanishte dhe pikat e shartimit të fidanëve të jenë në një lartësi (siguron uniformitetin e pemëtores tuaj). Koha më e përshtatshme për mbjellje janë muajt nëntor-dhjetor kur bima është në qetësinë dimërore.
Kujdes! Në rastet kur përdoren plehra organike e kimike gjatë mbjelljes, sigurohu që sistemi rrënjor të mos kontaktojë direkt me plehrat sepse kontakti i tyre me rrënjën rrezikon tharjen e fidanit.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Format e kultivimit tek molla.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?
Lexo më shumë
Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.
Lexo më shumë
Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë