SI KONTROLLOHET DHE PARANDALOHET SËMUNDJA?




Si zhvillohet dhe përhapet sëmundja?

  • Burim infektues fillestarë janë lezionet e pranishme mbi sythat e reja të çelura, mbi gjethe e mbi degët e prekura nga bakterioza në periudhën vegjetative të mëparshme. 
  • Përhapja e sëmundjes në fushë ndihmohet kryesisht nga shiu dhe era. 
  • Depërtimi i baktereve në indet bimore bëhet nëpërmjet gojzave dhe plagëve.
  • Sëmundja favorizohet nga temperaturat 14-28°C dhe shirat e shumta. 
  • Infeksionet mund të vihen re në pranverë, në fillim të verës dhe në vjeshtë.
  • Shpërndarja e patogjenit bëhet kryesisht:
  • me anë të materialit shumëzues të infektuar,
  • nga frutat e infektuara të pranishme në treg, 
  • nga frutat e prishura që mbesin në arka, 
  • nga mjetet e punës të infektuara.

SI KONTROLLOHET DHE PARANDALOHET SËMUNDJA?

  • Mbjellja e fidanëve të çertifikuar të pastër.
  • Kontrolli i materialit bimor tё ardhur nga jashtё. 
  • Zhdukja e vatrave tё infeksionit.
  • Kontrolli i insekteve.
  • Dezinfektimi i mjeteve tё krasitjes.
  • Trajtime në vjeshtë e pranverë jo me vonë se fundi i nëntorit dhe jo më shumë se fundi i shkurtit dhe trajtim menjëherë pas krasitjes me: 
  • Sulfat bakri, 
  • Përzierje bordoleze, pasta bordoleze, 
  • Hidroksid bakri, 
  • Oksiklorur bakri
  • Në rast evidentimi të trajtohet sipas rregullave të karantinimit.

Data e publikimit: 26/07/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MENAXHIMI I BARËRAVE TË KËQIJA NË ULLISHTE

Si menaxhohen barërat e këqija në ullishte?

Lexo më shumë

Metodat e Kontrollit të Barërave të Këqija në Ullishte

Cilat janë masat e kontrollit?

Lexo më shumë

Teknologjia e Kultivimit të Kalesë në Fushë të Hapur

Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KALESË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë