Gojy Berry është frut i Lycium barbarum dhe Lycium chinense. Këto janë dy lloje shumë të lidhura ngushtë të kësaj kulture të familjes Solanaceae (e cila përfshin gjithashtu pataten, domatet, patëllxhanin, specin dhe duhanin). Të dy speciet janë me origjinë nga Azia.
Gojy Berry është shkurre shumëvjeçare që rritet jashtëzakonisht shpejt, duket dekorative, është veçanërisht e bukur gjatë lulëzimit. Bimës mund t'i jepet çdo formë shkurre, praktikisht nuk ka nevojë për shumë shërbime.
Kina konsiderohet vend-origjina e bimës. Ajo rritet në shumë vende të botës si një zbukuruese ose për frutat e saj. Rritet deri në 3.5 m në lartësi, në degë të gjata me ngjyrë kafe ka gjemba të hollë, gjethet janë jeshile, të thjeshta ose eliptike, lulet janë të vogla, petalet janë në ngjyrë vjollcë me një nuancë rozë, fruti është një kokërr me ngjyrë të kuqe, e vogël koralore. Frutat të formuara duar duar, mund të vilen deri në 10 herë në një sezon.
Në Shqipëri ka filluar të përhapet këto vitet e fundit.
Përse ka rëndësi përhapja e Gojy berry në vendin tonë ?
Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e Gojy berryt për klimën, tokën dhe parabimën ?
Gojy berry duke qenë se ka origjinë nga zonat malore, i duron temperaturat e ulëta. Është një bimë rezistente ndaj ngricave, por në temperatura - 15°C dëmtohet. Temperatura më e përshtatshme për këtë bimë shkurrore është 25 °C-30°C, por është e qëndrueshme dhe në temperatura të larta dhe të shoqëruar me thatësirë. Bimët tolerojnë nga -15 deri në 37,8°C (-9,4 deri në 100°F). Lagështia relative: Preferohet moti i nxehtë ose i nxehtë i thatë. Kërkesa për ujë: Është rezistente ndaj thatësirës. Goji është një shkurre me rritje të shpejtë me një sistem rrënjor të zhvilluar mirë. Fidanët e Gojy Berryt është mirë të mbillen në toka me ndriçim të mirë, por rritet dhe zhvillohet edhe në hijezim të lehtë.
Në cilat toka shkon më mirë Gojy berry?
Meqenëse kjo kulturë është e qëndrueshme, ajo nuk ka kërkesa të veçanta në lidhje me tokën. Shkurret Gojy, zhvillohen mirë në tokat neutrale dhe alkaline, të lirshme dhe të ajrosura mirë.
Kujtesë për kultivuesit e Gojy Berryt!
Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e Gojy Berryt?
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e Gojy Berry duhet të kemi parasysh këto specifika:
Punimi i tokës
Toka duhet punuar në thellësinë 30-35 cm. Numri i punimeve bëhet aq herë sa është e nevojshme duke krijuar terren të përshtatshëm për hapjen e gropave për mbjelljen e fidanëve të gojy berryt. Punimet duhettë përfundojnë të paktën 2-3 javë para mbjelljes.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimeve përgatitore të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Toka kërkohet të mbahet në kullim të plotë dhe të gatshëm për ujitje gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës.
Plehërimi i tokës
Disa ditë para mbjelljes së fidanit të Gojy përgatitet një gropë me përmasa rreth 30 x 40 cm. Nuk duhet të “flejë” uji në të. Mirë është të krijohet një shtresë e kulluar e fragmenteve të zhavorrit ose tullave të paktën 15 cm në fund të gropës. Në gropë përziejmë komposto, 15 g superfosfat, 10 g sulfat kaliumi dhe 15 g nitrat amoni.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek Gojy?
Sasia e plehërave llogaritet në bazë të analizave të tokës.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për, Mbjellja dhe kultivimi i Gojy Berryt.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë vlerat e qiqrës?
Lexo më shumëLuledielli është një kulturë fitimprurëse për fermerët sepse ajo ka përdorime të shumta, nga vaji ushqimor, farat e deri tek ushqimi për bagëtinë.
Lexo më shumë