mbi mbjelljen e fidanit të kastravecit




Pasi kemi disinfektuar dhe pajisur serën me masa mbrojtëse kundrejt agjentëve dëmtues, fillojmë me përgatitjen e tokës duke filluar me punimin, për të krijuar një regjim të mirë ujor-ajëror, që është një kusht i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e kastravecit. Përgatitja e tokës duhet filluar menjëherë mbas largimit të kulturës para-ardhëse. 

REKOMANDIM! PËRARA SE FERMERI TË VENDOSË SE CILIN VARIETET DO TË MBJELLË, DUHET T’A EKSPERIMENTOJË ATË NË SASI TË VOGLA, QË TË SHIKOJË NËQOFTËSE ËSHTË I PËRSHTATSHËM NË KUSHTET E TIJ KLIMATERIKE. 

Distancat në të cilën bëhet mbjellja e fidanëve janë të njëjta edhe për kultivarë të ndryshëm. Në varësi të serave, aplikohen dy mënyra mbjelljeje. 

Mënyra e parë është e sugjeruar për sera me lartësi të ulët me një distancë mes rreshtave 90-95 cm, dhe distancë nga bima në bimë 50 cm ose 2300 bimë për 1000 m². 
Mënyra e dytë sugjerohet për serrat e larta, me rreshta të afruar me njëri-tjetrin në distancë 30 cm dhe bima me bimën 50 cm dhe distanca me dy rreshtat e tjerë 1-1.1 m për një total prej 2300 bimë për 1000 m².

Për sera me lartësi të ulëtPër serat e larta
  • distancë mes rreshtave 90-95 cm;
  • distancë nga bima në bimë 50 cm ose 2300 bimë për 1000 m².
  • Rreshta në një vllënjë me distancë 30 cm; 
  • distanca nga bima me bimën 50 cm; 
  • distanca midis dy vllënjave duhet 1-1.1 m, për një total prej 2300 bimë për 1000 m².

Sugjerohet të përdoren rreshtat të afruar me njëri-tjetrin, sepse ulin e kostot e prodhimit, duke ulur numrin e leheve dhe duke shfrytëzuar në mënyrë efikase vaditjen dhe ushqyerjen. Mbjellja bëhet me gropa. Kubiku vendoset rrafsh me nivelin tokës për të mënjanuar dëmtimin e qafës së bimës. Fill pas mbjelljes, bima ujitet për të lidhur kubiku me tokën. 

Temperatura dhe lagështia ajërore e rekomanduar:

Temperatutat optimale që bima të funksionojë janë: 18°C - 26°C gjatë ditës dhe rreth 16°C-18°C gjatë natës, me lagështi ajërore 75-80%, si ditën dhe natën. 
Temperaturat nën 10°C dhe mbi 30°C duhen mënjanuar sepe ç’rregullojnë bimën dhe në veçanti dëmtojnë lidhjen e frutave.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Skemat plehëruese të kastravecit.



Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

CILËT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E KASTRAVECIT

Bimët e kastravecit preken nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e specialistit të fushës.

Lexo më shumë

VJELJA DHE AMBALAZHIMI I KASTRAVECAVE

Pse ka rëndësi momenti i vjeljes së kastravecit?

Lexo më shumë

MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KASTRAVECIT

Mbjellja e fidanëve të kastravecit në fushë

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të Kastravecit në fushë të hapur

Përse kastraveci ka gjetur një përhapje të madhe në vendin tonë ?

Lexo më shumë