Vjelja e prodhimit tek kivi




Kivi hyn në prodhim në vitin e tretë apo të katërt pas mbjelljes, por prodhimi maksimal mund të arrihet në vitin e 7-8, ka raste edhe më vonë vitin e 12 pas mbjelljes. Ajo mund të japë 30-40 ton/ha. Jep prodhim normal deri në moshën 35-45 vjeçare

Zgjedhja e kohës më të përshtatshme për vjeljen ka rëndësi, mes të tjerave, edhe për mundësimin e një ruajtje sa më të gjatë të frutave.

Në përcaktimin e kohës më të përshtatshme të vjeljes së frutave tek kivi shërben përcaktimi i përmbajtjes së sheqerit të tretur në kokërr ose shkalla Brix (°Brix) me anë të refractometrit, % e lëndës së thatë po në kokërr si dhe fortësia e kokrrës. Kështu që frutat sipas standardeve të tregut evropian duhet të vilen kur këto tregues janë: sheqeri 9.2° Brix dhe lënda e thatë 15%.

Kivi duhet të vilet kur ka arritur pjekurinë fiziologjike, sepse kjo është faza për ruajtjen e kivit për një kohë të gjatë në vendet e magazinimit. 

Pjekja fiziologjike e frutit arrihet atëherë kur përmbajtja e lëndës së thatë është më shumë se 10 % dhe fortësia 30-40 N/cm2 ose 3-4 kg/cm².

Fortësia e frutit matet me aparaturën e quajtur penetrometër.

Në rastet kur nuk kemi aparate për matjen e parametrave të lartpërmendur vjelja e frutave fillon kur ato fillojnë e zbuten në afërsi të bishtit.

Në vendet e ftohta kivi vilet përpara ngricave të para edhe në qoftë se nuk ka arritur pjekjen fiziologjike.

  • Sa më shumë lëndë të thatë në frut aq më mirë ruhet kivi. Fortësia minimale për një ruajtje të gjatë është 6 kg/cm².
  • Për të mos dëmtuar frutin ato vilen me shporta, në qese plastike që nuk shtypen, na trasta tip kangur etj.
  • Për vjelje përdoren gërshërët dhe prerja bëhet aty ku fillon fruti ose me dorë duke bërë një përdredhje të frutit.
  • Pas vjeljes ato seleksionohen, klasifikohen, etiketohen dhe i jepen tregut ose kalojën në vendet e ruajtjes.

Si duhet të ruhet kivi?
Kivi duhet të ruhet në depo në të cilat duhet të plotësohen këto kushte:

  • temperatura e ambientit jo më shumë se - 0.5° deri +2°C;
  • lagështia e ajrit 94%;
  • niveli i etilenit të jetë më i vogël se 0.04 ppm.

Kujdes! Kivi nuk duhet të ruhet në ambiente ku ka edhe fruta të tjera që çlirojnë etilen (mollë etj).

Data e publikimit: 23/10/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Shpjegim i mrekullueshem , i qarte , i kuptueshem dhe i vlejtshem per te gjith te interesuarit e kesaj fushe , flm,🏕

-Fatmir luka


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MBROJTJA NGA SËMUNDJET, DËMTUESIT DHE VJELJA E PRODHIMIT TEK FTOI

Cilat janë disa nga sëmundjet kryesore të ftoit dhe Masat e parandalimit dhe kontrollit?

Lexo më shumë

VJELJA DHE THARJA E AGULIÇES

Cilësia e prodhimit varet kryesisht nga kushtet e tharjes. Në asnjë rast tharja nuk mund të bëhet në dritë të madhe apo në diell.

Lexo më shumë

VJELJA DHE TRAJTIMI PAS VJELJES I ROZMARINËS

Kur është koha e korrjes së rozmarinës?

Lexo më shumë

KORRJA DHE SHIRJA E LULEDIELLIT

Çfarë duhet të bëni me farat e lulediellit pas korrjes?

Lexo më shumë