KORRJA DHE SHIRJA E FARËS SË TËRFILIT ALEKSANDRIN




                                                                          REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Korrja dhe shirja është operacioni përmbyllës i prodhimit të farës. Kur 95-100% e kaptinave (quhen frutat e tërfilit), marrin ngjyrë kafe të mbyllur është koha më e përshtatshme e ndërhyrjes për korrjen dhe shirjen e farës. Korrja dhe shirja mund të bëhet:

  • njëherësh, korrje e shirje direkt me autokombajnë;
  • ose me dy faza, nënkupton kositjen, tharjen 2-3 ditë të masës dhe pastaj shirjen me kombajnë.

Korrja e shirja me autokombajnë ka avantazhe sepse:

  • ul shpenzimet; 
  • mënjanon firot e mëdha;
  • kryhet për një kohë më të shkurtër, duke mënjanuar dëmtimet nga kushtet e pafavorshme të motit.

Mbas korrjes e shirjes, fara thahet e pastrohet duke e sjellë atë në standardet e kërkuara me rreth 12–13% lagështi. Vëmendje e veçantë i kushtohet pastrimit të farës nga kuskuta, ose siç quhet ndryshe dekuskutimi i farës. Pastrimi nga kuskuta realizohet me makineri të posaçme që quhet dekuskutator. Pas tharjes e pastrimit, fara e tërfilit ambalazhohet në thasë dhe ruhet e magazinuar në vende të thata e të ajrosura. Kur parametrat kryesorë të teknologjisë zbatohen, në kohë e cilësi, rendimenti i farës së tërfilit aleksandrin është 5–8 kv/ha.

Rekomandime 
Realizimi i rendimenteve të larta kushtëzohet nga:

  • Afati i mbjelljes: Rekomandohet në vjeshtë 15-30 tetor, ose në pranverë herët 10-30 shkurt;
  • Plehërimi bazë: me superfosfat në dozën 150 kg/ha l.a ose 15 kg/dy l.a;
  • Kositja dhe lënia për farë: Kur mbillet herët në vjeshtë, mund të bëhen dy kositje, por e fundit jo më vonë se 20-25 maj;
  • Korrja dhe shirja e parcelave të farës bëhet kur kaptinat marrin ngjyrë kafe të mbyllur.
  • Pastrimi dhe dekuskutimi i farës është kërkesë e domosdoshme për sigurimin e materialit faror cilësor.

Data e publikimit: 21/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË BURXHAKUT

Cilat janë kërkesat e burxhakut për klimën (temperaturë dhe lagështirë)?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KUTIVIMIT TË KOÇKULLËS

Kërkesat e koçkullës për klimën dhe tokën

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË ELBIT

Kërkesat e elbit për klimën dhe tokën

Lexo më shumë

KULTIVIMI I PANXHARIT FORAGJER

Për një kultivim të suksesshëm të panxharit foragjer ju rekomandojmë të mbani parasysh:

Lexo më shumë