MËSHQERRAT




Mëshqerrat janë fillesa e suksesit për prodhimin e qumështit dhe ripërtëritjen e tufës suaj!
Përmes mëshqerrave ju duhet të synoni të përgatisni lopën e ardhshme të tufës suaj, një lopë të shëndetshme, që riprodhon lehtësisht, me prodhimtari të lartë qumështi në jetën e saj prodhuese, një lopë që milet në një moshë sa më të re, pra një lopë që do t’ju sjellë më shumë fitime në fermë. 

Çfarë duhet të mbani parasysh gjatë përkujdesit për mëshqerrat? 

Zëvendësim dhe shtim i tufës – Mëshqerrat e mirë rritura ju sigurojnë efiçencën e fermës, pasi çdo vit përmes tyre ju mund të zëvendësoni rreth 25% të tufës.
Mjedisi –për pjelljen siguroni një shtrat të mirë, me hapsirën e mjaftueshme, shumë të pastër, të thatë, dhe të mbrojtur nga kushtet ekstreme të motit. 
Hapësira  - garantoni sipërfaqen e duhur në varësi të rracës, peshës, madhësisë trupore dhe moshës së mëshqerrave, ku ata mund të qëndrojnë, të shtrihen dhe të lëvizin në mënyrë të lirëshme. 
Temperatura e mjedisit – në rastet kur temperatura ulet nën 10°C, përmes ushqimit sigurojini më shumë energji për rritje dhe mirëmbajtje. 
NdërzimiKujdes! siguroni ekuilibrin e duhur ndërmjet moshës, peshës, dhe kondicionit trupor për të realizuar ndërzimin e parë. 
Lindja – mbani nën kontroll procesin e lindjes që mund të zgjasë edhe deri në 6 orë.
Kulloshtra – kontrolloni cilësinë e kulloshtrës dhe ruajtjen e saj në vende të ftohta në temperaturë që nuk i kalon 4°C.   
Të ushqyerit – Përbërësit kryesorë të ushqimit të mëshqerrave janë proteinat dhe mineralet, të cilat sigurojnë kondicionin e duhur trupor. Siguroni ushqim cilësor dhe të freskët
Uji – siguroni furnizim të mjaftueshëm me ujë të pastër dhe të freskët gjatë të gjithë kohës
Shëndeti – së bashku me veterinerin e zonës përgatisni protokollin e shëndetësimit të mëshqerrave. 
Mbajtja e të dhënave – rregjistroni në mënyrë të rregullt të dhënat lidhur me dinamikën e rritjes së mëshqerrave, moshën dhe peshën, kujdesin shëndetsor, ndërzimin dhe ndërzimin fekondues, demin e përdorur për ndërzim, datën e pjelljes, shënime të veçanta mbi pjelljen, etj.  

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi të Ushqyerit e Mëshqerrave

Data e publikimit: 17/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë