Kunbulla preket nga një serë sëmundjesh dhe dëmtuesish të cilat ndikojnë ndjeshëm në përkeqësimin e shëndetit të bimës dhe uljen e cilësisë dhe sasisë së prodhimit.
Sëmundjet e kumbullës
Njollosja e kuqe e gjetheve
Simptomat: Në gjethet e reja të kumbullës paraqitet një numër i madh i njollave të përmasave të ndryshme. Në fillim njollat janë me ngjyrë të verdhë të cilat më pas marrin ngjyrë portokalli dhe në fund ngjyrë të kuqe të mbyllët. Gjethet e infektuara rëndë, gjatë muajit gusht dhe shtator, bien në tokë para kohe. Kur temperatura dhe lagështia janë të favorshme për zhvillimin e sëmundjes infeksioni është shumë i madh.
Për shkak të rënies së parakohshme të gjetheve frutat ngecin në rritje, kanë shije acide (për shkak të sasirave jo të mjaftueshme të sheqerit) bien në tokë dhe nuk mund të përdoren as për përpunim.
Masat e luftimit
Menjëherë pas lulëzimit është e nevojshme të spërkatet kumbulla me njërin nga këto preparate kimike: Cineb-80, Venturin S-50, Ditane 70, Mankogal-65, Folpet-50 etj. Trajtimin e kumbullës me fungicide duhet përsëritur së paku 2-3 herë me intervale prej 12-15 ditëve me njërin nga preparatet e lartpërmendura.
Ndryshku i kumbullës (Puccinia pruni-spinosae)
Simptomat e sëmundjes paraqiten në gjethe në formë të njollave të imëta me formë eliptike, të madhësisë rreth 1-2 mm të cilat kanë ngjyrë të verdhë. Në anën e poshtme të gjethit shfaqen njolla të ngritura të rrumbullakëta ngjyrë ndryshku. Këto njolla paraqesin organet e riprodhimit të patogjenit të cilat barten përmes erës dhe shkaktojnë infeksionet në gjethet e shëndosha.
Masat e luftimit
Pengimi i paraqitjes së infeksioneve primare dhe përhapja e sëmundjes gjatë vegjetacionit me sukses mundë të bëhet përmes spërkatjes së kumbullës me ndonjërin prej këtyre preparateve kimike: Ciram S-75, Cineb S-65, Folpet EP-50, Bayleton EC-125, si dhe të gjitha preparatet (fungicidet) të cilat si lëndë aktive kanë bakrin.
Virusi i mozaikut të kumbullës (Plum pox virus)
Masat e luftimit
Masa efikase për mbrojtjen efikase të kumbullës nga virusi praktikisht nuk ekzistojnë. Përkundër kësaj në praktikë për parandalimin e paraqitjes dhe përhapjes së sëmundjes virusale rekomandohet përdormi i materialit fidanor të shëndoshë, kultivimi i varieteteve të qëndrueshëm ndaj virusit, luftimi i morrave të bimëve si vektor të sëmundjes, etj.
Sëmundje tjera të kumbullës por me intensitet më të vogël janë:
Dëmtuesit e kumbullës
Krimbi i kumbullës ose Mola e kumbullës (Grapholita funebrana)
Insekti i rritur është flutur, krahëhapur ka madhësi rreth 15 mm, me trup ngjyrë të hirtë kafeje. Dimëron në vende të ndryshme, në të çarat e degëzave dhe të trupit të kumbullës. Insektet e rritura shfaqen herët në pranverë në mujin prill dhe maj. Krimbi i kumbullës formon 2 e rrallë herë 3 brezni brenda vitit. Fluturat e breznisë së parë vezët e tyre i depozitojnë në frutat e porsaformuara apo në gjethet afër frutave, ndërsa ato të breznisë së dytë në frutat e kumbullës.
Dëmet i shkaktojnë vemjet të cilat, menjëherë sapo të çelin, futen në brendi të frutave ku ushqehen me tulin e tyre. Si rezultat i prekjes së tyre frutat ngecin në rritje, marrin ngjyrë trëndafili dhe rrëzohen në tokë. Vemjet në frutat e rëna në tokë vazhdojnë zhvillimin e tyre dhe më pas dalin insektet e rritura. Femrat e breznisë së re vezët i depozitojnë në fruta dhe secila prej tyre pjell deri 40 vezë, që do të thotë se një flutur prek dhe dëmton afërsisht 40 fruta. Frutat e prekura, sidomos ato të kultivarëve të vonshëm, pothuajse nuk kanë vlerë tregtare nga dëmet e këtij dëmtuesi.
Masat e luftimit
Grerëzat e kumbullës (Hoplocampa minuta dhe Hoplocampa flava)
Masat e luftimit
Breshkëza e kumbullës
Insekti i rritur ka trup të mbuluar me mburojë ngjyrë kafeje, dhe gjatësi trupore 2-6 mm. Larvat e reja nuk kanë mburojë dhe kanë madhësi rreth 1 mm me ngjyrë të verdhë. Larvat kalojnë nëpër shumë faza të rritjes. Dimërojnë në fazën e larvës në lëvore të trupit të kumbullës.
Masat e luftimit
Spërkatja dimërore jep rezultate të mira në luftimin e këtij dëmtuesi. Në këtë kohë përdoren këto preparate kimike: Oleometion 100 EC, Galmin, Kreozan, Galpar etj. Kurse gjatë vegjetacionit përdoren preparatet me veprim sistemi: Rogor, Anthio, Metasistox, Decis etj.
Dëmtuesit e tjerë të cilët prekin kumbullën por me intensitet më të vogël janë:
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjeljen e prodhimit të Kumbullës
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Keni interes të njiheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre? Kërkoni të njiheni me vlerat dhe rëndësinë e tyre për tregun rajonal?
Lexo më shumëCilat janë vlerat e qiqrës?
Lexo më shumëCilat janë sëmundjet, simptomat dhe masat e kontrollit?
Lexo më shumëJeni të interesuar të njheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre?
Lexo më shumë
Pershendetje , kam nje problem me kulturen e kumbulles, e ka sulmuar ne teresi gjeth biruesja, mund te me sugjeroni ndonje preparat specifik, ?
-Gani