Kultivimi i kungullit të gjellës në serra




Kungulli i gjellës është një kulturë e cila krahas fushës së hapur, sa vjen e po kultivohet gjithnjë e më shumë në serra. Kryesisht, kungulli i gjellës është orientuar për konsum nga tregu vendas, por kohët ë fundit, me futjen e varieteteve të reja, ai ka filluar të eksportohet në vendet e rajonit dhe të Europës. Mbjellja e tij bëhet në dy sezone në varësi të zonave klimaterike. Mbjellja e sezonit të parë fillon kryesisht nga fundi i dhjetorit deri në fillim të janarit me vjelje 60 ditë nga koha e mbjelljes. Ndërsa sezoni i dytë kryesisht fillon në fillim të shtatorit me periudhë vjelje 30 deri mbas mbjelljes. 

Sipas formës, kungullin e gjellës ndahet në: 

Formë cilindrike
Formë bulbe

Sipas ngjyrës ai ndahet në:

  • Jeshile e hapur
  • Jeshile e errët
  • I verdhë

Çfarë duhet të bëni përpara se të mbillni fidanin?
Pasi kemi dezinfektuar dhe pajisur serrën me masa mbrojtëse kundrejt agjentëve dëmtues, fillojmë me përgatitjen e tokës duke filluar me punimin, për të krijuar një regjim të mirë ujor-ajror, që është një kusht i rëndëssishëm për rritjen dhe zhvillimin e kungullit. Përgatitija e tokës duhet filluar menjëherë mbas largimit të kulturës para-ardhëse. 

REKOMANDIM! PËRARA SE FERMERI TË VENDOSË SE CILIN VARIETET DO TË MBJELLË, DUHET T’A EKSPERIMENTOJË ATË NË SASI TË VOGLA, QË TË SHIKOJË NË QOFTËSE ËSHTË I PËRSHTATSHËM NË KUSHTET E TIJ KLIMATERIKE. 

Distanca e rekomanduar është:

  • 60 cm bima nga bima
  • 100 cm rreshti nga rreshti

Në total sygjerohet rreth 1500-1700 bimë për 1000 m².
Mbjellja bëhet me gropa. Kubiku vendoset rrafsh me nivelin tokës për të mënjanuar dëmtimin e qafës së bimës. Fill pas mbjelljes, bima ujitet për të lidhur kubikun me tokën. 

Temperatura dhe lagështia ajrore e rekomanduar:
Temperatutat optimale që bima të funksionojë janë: 20°C - 30°C gjatë ditës dhe rreth 15°C-18°C gjatë natës, me lagështi ajërore 60-70%, si ditën dhe natën. Temperaturat nën 100C dhe mbi 300C duhen mënjanuar sepse ç’rregullojnë bimën dhe në veçanti dëmtojnë lidhjen e frutave.

Si duhet t’i ushqeni në mënyrën e duhur fidanët e kungullit?
Përpara mbjelljes, çdo fermer duhet të ketë parasysh këto këshilla: 

Faza e parë

  • Në 2 m³ ujë përziejmë 0.5 kg NPK 16-8-25 me 1 kg NPK 10-52-10
  • Pas vaditjes së parë, spërkatni me 300 ml Previcur Energy dhe 50 ml Folicur, me vaditje me pika.
  • 3 vaditje në total (çdo ditë)

Faza e dytë

  • Fillon prej fuqizimit të rrënjëve dhe vazhdon deri në lulëzim
  • Në 2 m³ ujë përzjejmë 1 kg NPK 20-20-20 me 0.5 kg NPK 16-8-25
  • 3 vaditje në total (çdo ditë)
  • Kini kujdes lagështinë, ndriçimin dhe pH brenda në serrë

Faza e tretë

  • Përzierja konsiston në 1.1 kg NPK 16-8-25 me 1 kg NPK 20-20-20 në 1 m³ ujë.
  • Në një ene tjetër përziejmë 0.5 kg nitrat kalciumi të bashkuar me bor (15.5-0-0-26-0 + Bor) dhe 20 gram hekur për 1000 m³

Faza e katërt

  • Sugjerohet të përdoret 2 kg NPK 16-8-25 me 0.3 kg NPK 13-0-46 në 2 m³ ujë.
  • Në një enë tjetër përziejmë 0.5 kg nitrat kalciumi të bashkuar me bor (15.5-0-0-26-0 + Bor) dhe 20 gram hekur për 1000 m².

Faza e pestë

  • Në këtë fazë përdoret formula e mëposhtme: 2.5 kg NPK 13-0-46, 0.2 kg NPK 5-45-10
  • Në një enë tjetër përziejmë 0.5 kg nitrat kalciumi të bashkuar me bor (15.5-0-0-26-0 + Bor) për 1000 m². Mund të shtojmë dhe magnez në dozën 100 gram për 1000 m².

KUJDES! Në qoftë se bima shfaq mungesë mikro-elementësh, atëherë mund të përdorim kalcium, magnez, dhe hekur shtesë si mikro-elementësh në dozat: 100 gr Ca, 100 gr Mg dhe 50 gr Fe për 1000 m². Kjo duhet përdorur vetëm kur shfaqen mungesa e mikro-elementëve dhe duhet të ndërpritet kur bima e merr veten, nuk duhet që bima të marrë me tepricë mikro-elementësh sepse dëmtohet.             

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi parandalimin e sëmundjeve të kungullit në serra. 

Data e publikimit: 30/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ENDIVIES

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GUAVAS

Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.

Lexo më shumë

Varietetet Autoktone të Preshit dhe Hudhrës

Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KOPRËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë