Physalis peruviana është një bimë që është përshtatur në mënyrë të përkryer me klimat tropikale dhe subtropikale, kërkon shumë dritë dielli. Në zonat në të cilat temperaturat janë shumë të larta, kjo bimë ka nevojë për gjysmë hije. Kjo bimë jep fruta të shijshme. Prandaj, po gjen përhapje dhe shumë fermerë vendosin të kultivojnë këtë bimë perimore.
Është perime e familjes Solanaceae. Ka disa tipare shumë të ngjashme me duhanin, domatet dhe patatet. Physalis vjen nga Amerika e Jugut dhe u përhap në të gjithë Evropën gjatë periudhës koloniale.
Ekzistojnë vetëm dy lloje të ngrënshme:
1. Tomatillo
2. Luleshtrydhe
Physalis peruviana (Domatja e artë) njihet ndryshe edhe fshikakuqe. Shija e Physalis është një kombinim mjaft interesant i domates tradicionale dhe luleshtrydhes. Në Shqipëri, physalis, ka emërtime të ndryshme në varësi të zonave. Në Shkodër i thërrasin shishëkuqe, në Korçë e quajnë piperkë e egër ndërsa në Malësinë e Madhe i thonë bar i të kuqit të madh. Ky frut me pamje të çuditshme gjendet në natyrë në shumë zona malore të Shqipërisë, si në Shkodër, Malësi e Madhe, Alpet e veriut dhe në Korçë. Domatja e egër gjendet në sasi të limituara ndaj fshikakuqja përdoret kryesisht në mjekësinë tradicionale.
Tiparet Dalluese të Physalis peruviana
Lëkura e Physalis peruviana ka nuanca të portokallisë dhe të verdhës, ndërsa tuli rrethohet nga një shtresë e hollë me ngjyrë të çelët. Fruti i ngjan domates tradicionale, por në madhësi më të vogël dhe me aciditet më të lartë.
Përse ka rëndësi përhapja e Physalis në vendin tonë ?
Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e Physalis peruviana për klimën, tokën dhe parabimën ?
Physalis Peruviana lulëzon në një temperaturë mesatare vjetore nga 13°C në 18°C, duke toleruar temperatura deri në 30°C.
Klima ideale për kultivimin e Physalis varion midis 12°C dhe 17°C. Sa i përket shirave vjetorë, ato duhet të jenë midis 1000 dhe 2000 mm. Lagështia ideale për këtë bimë është midis 60% - 80%.
Në cilat toka shkon më mirë Physalis?
Tokat më të përshtatshme për kultivimin e Physalis janë rano-gëlqerore dhe pH i saj të luhatet midis 5,68 dhe 6,98. Gjithashtu duhet që toka të jetë e pasur me lëndë organike. Në tokat acide bimët e physalis vështirë se zhvillohen.
Kujtesë për kultivuesit e Physalis peruviana!
Nëse fruti lihet brenda lëvozhgave të paprekura, jetëgjatësia e tij në temperaturën e dhomës është rreth 30-45 ditë.
Nëse fruti lihet brenda lëvozhgave të paprekura, jetëgjatësia e tij në temperaturën e dhomës është rreth 30-45 ditë.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë Physalis peruviana?
Parabimë të mira për Physalis janë; drithrat si gruri, por edhe misri sepse, tokën ato e lënë të pasur, të pastër nga barërat e këqia dhe të shkrifta.
Gjithashtu parabimë të mira janë bimët bishtajore.
KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e Physalis pas vetes së saj dhe pas bimëve të familjes solanceae si domate, speca, patëllxhan ose patate, ata preken nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues. Është mirë që të mos rikthehet në të njëjtën tokë për 3-4 vjet.
SI DUHET TË PËRGATITET TOKA PËR MBJELLJEN E PHYSALIS ?
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e Physalis duhet të kemi parasysh këto specifika:
Punimi i tokës
Toka duhet punuarnë thellësinë 30-35 cm. Numri i punimeve bëhet aq herë sa është e nevojshme. Punimet duhet të përfundojnë të paktën 2-3 javë para mbjelljes.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Toka kërkohet të mbahet në kullim të plotë dhe të gatshëm për ujitje gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës.
Plehërimi i tokës
Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike dhe ato magneziale. Është e domosdoshme që plehërimi me plehëra të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës. Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe të zhvillohen shumë mirë.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek Physalis?
Sasia e plehërimit organikllogaritet të jetë 0,5-0,8 kv pleh organik për çdo 1 kv prodhim.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi, mbjellja dhe kultivimi i Physalis Peruviana.
Shpërndaj në rrjetet sociale: