Përse ju nevojitet identifikimi, regjistrimi dhe mbajtja e të dhënave? – së pari për vendim marrjen në fermë; për një shëndet më të mirë të kafshëve; për gjurmueshmëri të prodhimit; mirqënie të kafshëve; mundësi mbështetje nga skemat e subvencionit; si dhe të kryeni një analizë reale ekonomike të fermës.
Si mund të bëni identifikimin? Kërkesa ligjore është matrikullimi.
Mbani parasysh!
Ju si blegtor jeni personi përgjegjës për njoftimin e veterinerit mbi nevojën për matrikullim të tufës! Matrikulli është një kod 10 shifror që përcakton shtetin, zonën ku ndodhet ferma si dhe kodin unik të kafshës.
Bëni kujdes, duke qënë se çdo kafshë e matrikulluar është e rregjistruar në sistemin kombëtar të rregjistrimit RUDA, atherë ju:
Jo vetëm identifikoni, por edhe regjistroni!
Përse duhet të regjistroni të dhënat e tufës në regjistrin e fermës?
Së pari, regjistrimi ju shërben gjatë procesit të përmirësimit rracor – pra nga të dhënat ju përcaktoni cilët qengja do të mbani në tufë për remont, cilat dele duhen skartuar, si dhe përcaktoni deshtë më të mirë në tufë. Gjithashtu ju realizoni regjistrimin e përformancës së qengjave; regjistrimin e mjekimit të tufës; regjistrimin e bazës ushqimore të nevojshme; të dhënat ekonomike – shpenzime dhe të ardhura
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për Mjeljen dhe higjenën e mjeljes në dele.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Duke ndarë me ju një përmbledhëse të tillë të situatave që hasin fermerë të ndyshëm me tufat e tyre, ju mund ti paraprini ngjarjeve në fermën tuaj dhe të jeni të përgatitur për t'i përballuar ato në kohë.
Lexo më shumëÇfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.
Lexo më shumëPër mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë përgatitur rregulla uniform për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve nga efektet potenciale të këtyre mbetjeve.
Lexo më shumëKeni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?
Lexo më shumë