Daniel Oshafi është 36 vjeç, i martuar me 3 fëmijë, 2 vajza dhe një djalë dhe banon në fshatin Blacë të njësisë administrative Çërravë të qytetit të Pogradecit.
“Si shumë të rinj edhe unë para shumë vitesh vendosa të emigroj jashtë shtetit ku kam qëndruar për shumë vjet, por duke parë vështirësitë e shumta në emigracion, largësinë nga familja, fëmijët dhe prindërit vendosa që para 5 vitesh të kthehem në vendin tim të lindjes në fshatin Blacë dhe të investoj gradualisht në gjënë e gjallë në lopë ku aktualisht kam arritur të kem 6 krerë. Duke qenë se kam rritur numrin e gjedhëve, kam rritur dhe sipërfaqen e tokës së punuar në rreth 70 dynym për nevojat e gjedhëve për misër, jonxhë, grurë por edhe për mbjelljen e kultivarëve të tjerë për treg të cilat janë karakteristike për zonën tonë si çaji malit, duhani, bimët medicinale, lule cjani etj.”
“Si rrjedhojë më lindi nevoja për blerjen e një mjeti bujqësor, traktor, për të përballuar punimin e sipërfaqeve të mbjella dhe për të ulur koston për punimin e tyre. Për këtë gjë më është gjendur pranë FED invest në Korçë, nëpërmjet oficerit të kredisë Besnikut, një djalë me integritet, bashkëpunues i cili bëri të mundur në një kohë shumë të shpejtë dhe pa burokracira që unë të merrja financimin për blerjen e traktorit.”
“Po bëj gati 10 muaj që e kam blerë traktorin dhe jam shumë i kënaqur deri tani me ecurinë e punëve të mia, kam siguruar transportin e mallit, kam ulur koston për punimin e tokave, por edhe punoj tek të tretë.”
“Mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur duke investuar në vendin tim dhe duke qenë pranë familjes, por gjithashtu edhe me ndihmën e FED invest dhe këshillimet që marr nga Qendra ABA, një kombinim ideal, unë po mendoj që pas blerjes të traktorit të shtoj lopët deri në 10 ose 12 krerë pasi ambientin dhe kushtet i kam të mjaftueshme.”
Faleminderit FED invest.
Shpërndaj në rrjetet sociale: