CILAT JANË HAPAT PËR KUJDESIN DHE MIRËMBAJTJEN E BIMËS SË ARRËS?




  • Pemët e arrës vendosen në një sistem drejtues qendror, ose të modifikuar.
  • Pemët krasiten në vjeshtë.
  • Krasitja fokusohet në rrallimin e majave të pemëve, për të lejuar depërtimin më të mirë të ajrit dhe dritës.
  • Degët e poshtme hiqen, për të lehtësuar lëvizjen e makinerive nëpër pemishte.
  • Pemët e arrave të sapo mbjella, tu garantohet sistem ujitje shtesë për dy vitet e para pas mbjelljes.
  • Pemët ujiten thellë dhe toka të lihet të thahet ndërmjet ujitjeve.
  • Ujitja pas lulëzimit maksimizon prodhimin e kësaj kulture.
  • Përveç aplikimit fillestar të plehut organik gjatë mbjelljes, u hidhet  100 – 400 g azot për pemë, deri në vitin e pestë.
  • Në vitin e gjashtë, pemëve u hidhet deri në 100 kg azot për hektar.
  • Pemët e kultivuara në kopshte te shtëpive, mblidhen kur ato bien nga pema.
  • Në pemishtet komerciale, arrat vilen duke përdorur një tundës mekanik.
  • Pasi të jenë mbledhur arrat, duhet t'i hiqet menjëherë masa e gjelbërt dhe të thahen.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për sëmundjet kryesore të arrës.

Data e publikimit: 11/07/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ARRA DHE KONTROLLI INTEGRUAR I SAJ

Cilat janë kërkesat kryesore klimatiko-tokësore të arrës?

Lexo më shumë

CILAT JANË SËMUNDJET KRYESORE TË ARRËS?

Bima e arrës preket nga një sërë sëmundjesh, por më të rëndësishmet janë si mëposhtë:

Lexo më shumë

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TEK ARRA

Si rregull, traditë, në vendin tonë ka qenë që vjelja të fillojë kur frutat e para fillojnë e bien në tokë. Gjithashtu në praktikë si metodë për vjeljen e frutave të arrës është shkundja me shkopinj të gjatë (purteka) dhe mbledhja e frutave në tokë me dorë. Kjo metodë konsiderohet e rrezikshme pasi dëmton sythat prodhues dhe lëvoren e pemës. Gjithashtu edhe pastrimi nga sharku bëhet me dorë.

Lexo më shumë

KULTIVARËT KRYESORË TË ARRËS TË PËRHAPURA NË VENDIN TONË

Përcaktimi i kultivarit merr rëndësi sepse në bazë të karakteristikave të tokës, lartësisë mbi nivelin e detit, temperaturës mesatare vjetore, lagështirës (reshjeve) e faktorë të tjerë, ne përcaktojmë se cili kultivarë është më i përshtatshëm për tokën dhe zonën ku do të ngremë pemëtoren e arrës.

Lexo më shumë