CILËT JANË FAKTORËT QË NDIKOJNË NË DINAMIKËN E PUPULLATAVE TË TRIPSIT?




  • Parazitët dhe predatorët

Tripset kanë shumë armiq natyralë të cilët mund të mbajnë nën kontroll këtë dëmtues. Nga këto mund të përmendim himenopterin calcidoid Tetrastichus gentiles Del Guercio, që mund të arrij një nivel parazitimi deri në 70%, si dhe dy hemiptere Anthocoris nemoralis Fabr. dhe Ectemus reduvinus H.S.

Një aktivitet të konsiderueshëm zhvillojnë gjithashtu në vendin tonë milingonat predatore si: Prenolepis nitens (Mayr), Tapinoma smirothi (Krausse) Plagiolepis sp dhe Crematogaster scutellaris.

  • Faktorët klimatik kufizues

Dendësia e popullatës së tripseve që gjendet në ullishte rrallë herë arrin vlera të cilat mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme, mbasi faktorë të ndryshëm pengojnë përhapjen e këtij dëmtuesi. Nga faktorët klimatikë rreshjet e rënda, temperaturat e larta të verës së bashku me lagështinë e ulët, si dhe temperaturat e ulta influencojnë në uljen e popullatave.

  • Ndërhyrjet agronomike

Mbajtja e bimës në gjendje të mirë vegjetative parandalon prekjet eventuale nga tripsi.

Eliminimi i prekjeve nga fleotribusi, krasitjet për heqjen e degëzave me breshkëza si dhe me tuberkuloz, të cilat janë vendet më të favorshme për dimërimin e tripseve, ndikojne në uljen e popullatave të këtij dëmtuesi. 

  • Ndërhyrjet kimike

Trajtimet e zakonshme kimike të bëra ndaj dëmtuesve të tjerë të ullirit ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të tripseve. Në raste të prekjeve të rënda mund të jetë e nevojshme të bëhet një trajtim me preparate fosfororganike ndaj larvave të breznisë së parë.

Data e publikimit: 21/03/2025


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Menaxhimi i integruar i hundëgjatit (Otiorrhynchus cribricollis Gyll.)

Zbulo se si të njohësh këtë dëmtues

Lexo më shumë

Përhapja, Bimët Pritëse dhe Bioetologjia e Hundëgjatit të Ullirit

Si është ecuria e dëmtuesit?

Lexo më shumë

Hundëgjati i Ullirit: Dëmet dhe Sistemi i Kontrollit të Dëmtuesit

Cili është dëmi dhe sistemi i kontrollit të dëmtuesit?

Lexo më shumë

Menaxhimi i integruar i pambukores (Euphyllura olivina) së ullirit

Zbulo shenjat e pambukores së ullirit në ullishte

Lexo më shumë