REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Kafshët që nuk konsumojnë ujë, nuk prodhojnë qumësht! Ky është parimi bazë kur trajtohen problematikat e konsumit të ujit nga kafshët prodhuese. Kështu, përshembull, është provuar se lopët e qumështit që konsumojnë ujë në gjendje të lirë prodhojnë më shumë qumësht dhe yndyrë, krahasuar me lopët që ju mundësohet pirja e ujit dy herë në ditë.
Gjithashtu, rastet praktike tregojnë se lopët që kanë konsum të lirë të ujit, rrisin viça me një dinamikë më të mirë të shtesës së peshës deri në momentin e shkëputjes së tyre. Ne i kushtojmë rëndësi marrjes së ujit gjatë stinës së verës kur me rritjen e temperaturave kërkohet edhe një rritje e marrjes së sasisë së ujit nga kafshët për të ndikuar në freskimin e tyre. Ndërkohë edhe gjatë stinës së ftohtë të dimrit marrja e ujit është një praktikë e rëndësishme që ndikon në plotësimin e nevojave për energji.
Bëni kujdes, pasi në kushtet e temperaturave të ulta kur ato zbresin nën 0°C, uji ngrin dhe nuk siguron rrjedhën e duhur përmes tubave dhe enëve pirëse. Ndaj, në një mot të ftohtë garantoni ujë të rrjedhshëm duke kontrolluar ngrirjen e tij në burime dhe tubacione në mënyrë të rregullt. Uji i ngrirë apo ai shumë i ftohtë sjellin rënie të konsumit e për pasojë edhe rënie të prodhimit të qumështit.
Mbani parasysh që lopët konsumojnë nga 12-16 litra ujë në minutë por, nëse uji në tubacione apo enët pirëse është i ngrirë apo pjesërisht i ngrirë, atëherë marrja e ujit nga lopët do të reduktohet ndjeshëm.
Si mund të matet sasia e rrjedhjes së ujit për të përmbushur nevojën e duhur?
Merrni një enë dhe mbusheni me 20 litra ujë duke matur kohën e nevojshme për mbushjen e kësaj sasie. Pastaj pjestoni sasinë e litrave me kohën që matët për mbushjen e saj. Shifrën shumëzojeni me 60 sekonda. Pra, më konkretisht: nëse koha e duhur për të mbushur enën prej 20 litra është 50 sekonda llogaritja do të jetë: 20 ÷ 50 = 0.4 litra në sekondë. Kjo shifër shumëzohet me 60 sekonda, pra 0.4 x 60 = 24 litra në minutë është prurja e ujit. Kjo prurje plotëson më së miri nevojën e lopëve për 12-16 litra ujë në minutë.
Një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe temperatura e ujit. Temperatura ideale e ujit për pirje nga kafshët është ajo ndërmjet 5°C – 20°C. Ndaj, në një mot të ftohtë kontrolloni vazhdimit temperaturën e ujit për ta mbajtur atë në nivelet e duhura. Ju rekomandojmë që matjen e temperaturës ta realizoni çdo ditë në një mot të ftohtë, veçanërisht kur temperaturat zbresin nën 0°C.
Nëse nuk e keni të mundur të siguroni instalimin e ngrohësve në rezervuarët e ujit, ju këshillojmë të siguroni ujë në temperaturë normale disa herë në ditë dhe në pozicione të ndryshme në stallë. Rënia e marrjes së ujit ul në masë të ndjeshme prodhimin, shumë më shpejt se sa rënia e marrjes së cilitdo ushqim tjetër.
Çfarë pasojash të tjera ka rënia e marrjes së ujit?
Në rastet e mungesës së ujit për shkak të ngrirjes apo reduktimit të sasisë së tij, shkaktohet toksikimi kripor, pasi në trupin e kafshës nuk depërton sasia e duhur e ujit që shërben për tretjen e kripërave në inde. Mos tretja e kripërave sjell grumbullimin e tyre në trurin e kafshës duke shkaktuar edhe zbutjen e tij.
Bëni kujdes! Nëse vëreni mungesë të balancimit dhe koordinimit trupor tek kafshët, vështirësi në ecje, apo shfaqje të krizave, këto janë shenja primare të mungesës ose mos marrjes së mjaftueshme të ujit. Veçanërisht problemet janë më të theksuara në kafshët që mbarështrohen në rregjim stallor dhe ushqehen me racione që përmbajnë nivele të larta kripe dhe mineralesh. Gjithashtu, mungesa e marrjes së ujit shkakton edhe kalçifikime në veshka, gjë që shkaktohet nga koncentrimi i urinës si rezultat i mungesës së ujit apo sasisë së pa mjaftueshme të tij.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Duke ndarë me ju një përmbledhëse të tillë të situatave që hasin fermerë të ndyshëm me tufat e tyre, ju mund ti paraprini ngjarjeve në fermën tuaj dhe të jeni të përgatitur për t'i përballuar ato në kohë.
Lexo më shumëÇfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.
Lexo më shumëPër mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë përgatitur rregulla uniform për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve nga efektet potenciale të këtyre mbetjeve.
Lexo më shumëKeni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?
Lexo më shumë
Artikull shumë aktual për situatën klimaterike që po kalojmë.
-Seit Damjani