Shalqini është bimë me origjinë nga zonat e ngrohta. Sipërfaqja dhe prodhimi i shalqinit është rritur vitet e fundit në vendin tonë,për shkak të kërkesës së tregut dhe shtimit të konsumit. Zona më prodhuese është Ultësira perëndimore bregdetare.
Përse shalqini ka gjetur një përhapje të madhe në vendin tonë? Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e shalqinit për klimën,tokën dhe parabimën?
Shalqini përfshihet në bimët me origjinë nga vendet me klimë të ngrohtë dhe nga ky këndvështrim kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësi-dashëse. Kërkesat për temperaturë dhe lagështirë sipas fazave të bimëve:
| Periudha bimore | Temperatura °C | Lagështia ajrore në % | Lagështia e tokës në % |
| Mbirja | 24 – 28 | 60 – 70 | 80 - 85 |
| Gjatë periudhës bimore | 25 – 30 | 60 – 70 | 70 - 80 |
| Gjatë lulëzimit deri në pjekje | 28 – 35 | 60 – 70 | 70 - 80 |
Në cilat toka shkon më mirë shalqini?
Shalqini parapëlqen toka të thella,argjilolymore,të kulluara e të ajrosura mirë,të pasura me lëndë organike me ph 5.8-7.5 (më e përshtashme është ph 6.5). Mund të kultivohet edhe në toka argjilore, mjafton të kenë kullim të mirë.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë?
Parabimë të mira për shalqinin janë të lashtat, foragjeret dhe bimët bishtajore.
KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e shalqinit pas bimëve të të njëjtës familje, pra bostanoreve si (pjepri, kungulli, kastraveci) si dhe pas solanaceve si (domatja, speci, patëllxhani). Shalqini, është mirë që të rikthehet në të njëjtën ngastër, jo më parë se 3-4 vjet.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë sesi duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanave të shalqinit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Një zgjedhje e zgjuar për blegtorinë – mësoni si ta kultivoni dhe përfitoni maksimalisht prej saj.
Lexo më shumë
Një kulturë foragjere më pak e njohur por e vlefshme
Lexo më shumë
Lotusi – foragjeri natyral që ushqen bagëtinë dhe pasuron tokën
Lexo më shumë
Përse endivia meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë
Informacione te duhura -faleminderit
-Mumin