Frutat dhe perimet e freskëta pas ndarjes në cilësi sipas normave përkatëse për secilin lloj e varietet, duhet të ambalazhohen në materiale të përshtatshme.
Materialet e ambalazhimit duhet të jenë të reja ose të dezinfektuara, që të sigurojnë higjienën e plotë të produktit, të ruajnë freskinë e tij, të sigurojnë qarkullimin e mjaftueshëm të ajrit, të garantojnë produktin nga dëmtimet mekanike dhe të jenë pa asnjë lloj ere të huaj, që mund të përthithet nga malli.
Mbi çdo ambalazh, duhet të vendoset etiketa, duke e ngjitur mirë, që të mos shkëputet. Ngjitja e etiketës, duhet të mos bëhet me lëndë ngjitëse toksike ose me erëra të pakëndshme.
Etiketa duhet të vendoset në vend të dukshëm, të jetë e shkruar qartë dhe me bojë të pashlyeshme.
Etiketa duhet të përmbajë, të gjithë treguesit e përcaktuar në normat përkatëse për secilin lloj e varietet perimesh.
Etiketa për tregun e brendshëm shkruhet në gjuhën shqipe. Për tregun e jashtëm shkruhet në gjuhën e shtetit që do të eksportohet produkti ose në gjuhën angleze dhe/ose në gjuhën që bien dakort të dy palët (prodhuesi e blerësi) ose siç është vendosur në kontratë tek detyrimet e palëve.
Përveç etiketës që është i detyruar të vendosë prodhuesi, në anën e kundërt të etiketës, mund të vendosë edhe të dhëna plotësuese për vlerat e produktit, sidomos për produkte autoktone të zonave e mikrozonave të ndryshme.
Për produktet organikisht të pastra, duhet të theksohet në etiketë që ky produkt është i tillë.
Etiketat e mallrave për eksport, duhet të kenë shenjën e identitetit (logon) e fermës prodhuese përkatëse.
Mjetet e transportit të jenë të pastra, pa erëra të huaja të çdo lloji. Të sigurojmë dërgimin e produktit në destinacionin përfundimtar me të gjithë parametrat vizualë e cilësorë të rezultuara në vendin e ngarkimit.
Për distance të largëta, mjetet e transportit të sigurojnë klimën e nevojshme, në mënyrë që malli të mos pësojë ndryshime që ulin vlerat dhe cilësinë e tij.
Partia ose loti i mallit, duhet të shoqërohet me dokumentat e mëposhtme:
-Dokumenti financiar, i cili përgatitet nga nisësi i mallit. Ky dokument duhet të përmbajë sasinë e mallit në peshë (koli neto dhe bruto).
-Çertifikata fitosanitare, e lëshuar nga inspektorati përkatës i Drejtorisë së Ekstensionit Bujqësor të rajonit sipas formatit të miratuar.
-Çertifikata e origjinës, e cila jepet nga Drejtoria e Ekstensionit të rajonit përkatës.
-Çertifikatë cilësie, e cila lëshohet nga organizatat shtetërore ose privatë të autorizuar për kryerjen e kontrollit të produktit, kur produktet janë për eksport.
RREGULLAT QË DUHEN ZBATUAR PËR TË EKSPORTUAR NË VENDET E RAJONIT DHE NË BE
Për të eksportuar produktet sipas marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë me vendet e rajonit, operatorët privatë duhet të pajisen me çertifikatën e origjinës së tipit “EUR1”, nga dogana ku do të kalojë malli.
Lejohet të eksportohen në vendet e BE-së sipas COM Brussels 6.7.2000, Aneksi A:
Peshk pa taksë doganore sipas kodeve të përshkruara në aneks, për Shqipërinë, Bosnjen dhe Kroacinë. Malli duhet shoqëruar me çertifikatën e origjinës e tipit “EUR1”.
Sardele me tarifë 6%. Shoqërohet me çertifikatën e origjinës e tipit “EUR1”.
Aguçe me tarifë 12.5% e shoqëruar me çertifikatën e origjinës e tipit “EUR1”.
Verë me tarifë 0% e shoqëruar me çertifikatën e origjinës e tipit “EUR1”.
SISTEMI I PËRGJITHSHËM I PREFERENCAVE (GSP)
Është skema që BE lehtëson nga tarifat doganore vendet në zhvillim. Duke qenë se produktet që janë të renditura në këtë skemë janë më të ndjeshme se të tjerat, preferencat për tarifat klasifikohen në katër kategori që shoqërohen me çertifikatën e origjinës Forma “A”.
Mallra shumë të ndjeshme 85% e tarifave ekzistuese, pra ulet tarifa 15% si vijon:
Nga 1 janari-15 maj
Qepë të thata
Qepë të njoma
Presh dhe zarzavate të tjera të djegshme
Lulelakër
Lakër e bardhë dhe lakër e kuqe
Sallatë marule
Karrota dhe rrepa të kuqe
Bizele
Argjinare
Kërpudha
Spec i ëmbël
Spinaq
Zarzavate sallate
Rrepa të bardha
Patate
Bizele
Fasule
Ullinj
Spec i ëmbël
Përzierje e zarzavateve
Drithra të ëmbla
Përzierje të zarzavateve
Mallra të ndjeshme 70% e tarifave ekzistuese, pra ulet tarifa 30% si vijon:
Ullinj për përdorim ndryshe nga për prodhimin e vajit
Fruta të llojit Capsicum apo të llojit Pimenta
Patate nëse janë apo jo të prera, por jo më tej të përgatitura
Bathë
Mallra gjysëm të ndjeshme 35% e tarifave ekzistuese, pra ulet taksa 75% për lëngje frutash, reçel, brumëra etj e shoqëruar me çertifikatën Forma “A”
Mallra jo të ndjeshme tarifa 0%, ulja 100% për konjak, ëiski, duhan i lehtë etj, shoqërohet me çertifikatën e origjinës Forma “A”.
Legjislacioni: Kodi doganor i Republikës së Shqipërisë.
Organi i ngarkuar për lehtësimin e saj:
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Shpërndaj në rrjetet sociale: