Lakra kokë, gjatë gjithë periudhës së kultivimit, dëmtohet nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e kualifikuar të specialistit të fushës.
Pse përbëjnë problem sëmundjet?
Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit;
Ulet vlera tregtare;
Ulen të ardhurat për njësi prodhimi.
Hernia e Lakrës
Është sëmundje shumë e rrezikshme dhe e vështirë për t’u luftuar;
Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm si dhe trajtimi i tokës me avull të nxehtë dhe fumigantë.
Fuzarioza
Është një sëmundje që shkakton zverdhjen e gjetheve dhe pengon rritjen e bimëve;
Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm;
Luftohet mirë me fungicid me bazë sulfat bakri cuproxat.
Vrugu
Gjatë periudhës së vjeshtës, kur temperaturat ulen dhe lagështia e ajrit rritet, bimët e lulelakrës mund të preken nga vrugu dhe alternaria, duke dëmtuar kryesisht gjethet;
Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm, por pa neglizhuar përdorimin e preparatit me bazë oxiklorur bakri, pasi ka dhe efekt parandalues.
Afidet
Në fazat e para të zhvillimit por dhe në vegjetacion, lakra mund të preket nga disa dëmtues sikurse janë afidet dhe flutura e natës;
Luftohen me insekticide me veprim kontakti ose sistemik;
Insekticidet biologjike me bazë Bacillus thuringensis, janë shumë të efektshme kundër larvave që dëmtojnë perimet e familjes kryqore.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen e lakrës kokë dhe Ruajtjen e prodhimit pas vjeljes