TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SPINAQIT TË ZELANDËS SË RE NË FUSHË TË HAPUR




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Spinaqi i Zelandës së Re është bimë barishtore njëvjeçare me origjinë nga Zelanda e Re dhe Australia. 

Spinaqi i Zelandës së Re është perime me shtrirje jo fort të madhe. Kultivohet kryesisht në vendet e ngrohta të Afrikës, Azisë dhe Europës. Në vendin tonë njihet pak dhe ka përdorim të kufizuar, por për vlerat ushqimore dhe përdorimi i gjithanshëm në guzhinë, është kulturë perimore që duhet të përhapet më shumë.

Përse ka rëndësi përhapja e spinaqit të Zelandës së Re në vendin tonë?

Kjo sepse: 

  • Kultivohet për gjethet e tij mishtore, të cilat vendosen në mënyrë të alternuar në gjithë gjatësinë e kërcellit dhe gjejnë përdorim të gjithanshëm në guzhinë.
  • Bima e spinaqit të Zelandës së Re në ndryshim nga spinaqi i zakonshëm formon 3-7 copë kërcej me gjatësi 0.7-1.2 m.
  • Gjethet mblidhen në vazhdimësi, duar duar, gjatë vegjetacionit.
  • Spinaqi i Zelandës së Rei papërpunuar është i pasur me vitamina dhe minerale si vitaminë B6 15,2%, vitaminë C 33,3%, vitaminë K 280,8%, mangan 32%.

Cilat janë kërkesat e spinaqit të Zelandës së Re për klimën, tokën dhe parabimën ?

Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm. Në zonat me klimë të butë, ajo mund të kultivohet gjatë gjithë vitit. Kultivohet me sukses në zona klimatike me mot të freskët dhe në zonat e ngrohta, rezultate të mira në prodhim jep gjatë periudhës së freskët të vitit.

  • Temperatura minimale e mbirjes është 4.4°C
  • Temperatura optimale e mbirjes është 10°C-15.5°C
  • Temperatura minimale e rritjes është rreth 15°C
  • Temperatura optimale e rritjes është 22°C -25°C 

Kujtesë për kultivuesit e spinaqit të Zelandës së Re!

  • Kërkesat ujore janë të larta, më të larta se bimët e tjera. Me shtimin e sipërfaqes gjethore rriten dhe kërkesat për ujë. Nevojat më të mëdha i ka gjatë mbjelljes në fushë dhe në fazën e formimit të lastarëve prodhues të bimës.
  • Normalisht kultivohet për prodhim pranveror-veror, por mund të kultivohet me sukses edhe në verë-vjeshtë.
  • Spinaqi i Zelandës së Re është bimë që pëlqen ndriçimin e plotë dhe lagështinë e lartë ajrore.
  • Në mjedise me lagështi të ulët ajrore jep gjethe më të pakta, më të vogla e me lëndë të thatë të lartë e me cilësi të ulët.

Në cilat toka shkon më mirë spinaqi i Zelandës së Re?

Spinaqi i Zelandës së Re, si spinaqi i zakonshëm mund të kultivohet në të gjitha tipet e tokave. Pëlqen toka të thella, të freskëta, të pasura me lëndë organike dhe me aftësi të lartë ujëmbajtës.  Spinaqi i Zelandës së Re pëlqen tokat ranoargjilore, të pasura me lëndë organike me pH 6.5-7.5.

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë spinaqit të Zelandës së Re? 

Parabimë të mira për spinaqin e Zelandës së Re janë të gjithë bimët që e lënë tokën të pasur me lëndë ushqimore si rezultat i plehërimit me pleh organik.

Ndërkohë spinaqi është një parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve të tjera.

KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e spinaqit të Zelandë së Re pas vetvetes. Është mirë që të mos rikthehet në të njëjtën tokë për 2-3 vjet

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e spinaqit të Zelandës së Re? 

 

Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e spinaqit të Zelandës së Re duhet të kemi parasysh këto specifika: 

Punimi i tokës

Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Pas punimit të parë në thellësi rreth 26-30 cm në përputhje me periudhën e mbjelljes, kryhen punime përgatitore, gjatë të cilave bëhen trajtime për kontrollin e barërave të këqija. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Punimet e tjera synojnë të krijojnë një shtrat të shkrifët për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve dhe luftimin e barërave të këqija.

Kanalet kulluese dhe vaditëse

Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Toka kërkohet të mbahet në kullim të plotë dhe të gatshëm për ujitje gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës.

Plehërimi i tokës

Në praktikën e plehërimit të spinaqit të Zelandës së Re, këshillohet përdorimi i plehut organik të kalbur mirë në dozën 30-50 kv/dyn, i cili përmbyset gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje. Në të njëjtën kohë, shpërndahen edhe të gjithë llojet e plehërave kimike kryesisht fosforike, potasike si dhe 1/3 e atyre azotike. Sasia tjetër e Plehut azotik hidhet gjatë periudhës bimore.

Sasia dhe raporti i plehërimit 

Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek spinaqi i Zelandës së Re? 

Kërkesat e spinaqit të Zelandës së Re ndaj elementëve ushqyes janë të larta. Plehërimi këshillohet të bëhet në përputhje me tipin e tokës , pjellorinë e saj, periudhën dhe mënyrën e kultivimit, etj. Për të siguruar një prodhim prej 25-30 kv/dyn, në varësi të pjellorisë së tokës, këshillohet të përdoren 30-50 kv/dyn pleh organik i kalbur, 8-10 kg azot (N), 4-5kg fosfor (P2O5) dhe 10-12 kg potas (K2O).

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Mbjellja dhe kultivimi i spinaqit të Zelandës së Re. 

Data e publikimit: 20/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GOJY BERRYT NË FUSHË TË HAPUR

Përse ka rëndësi përhapja e Gojy berry në vendin tonë ?

Lexo më shumë

PROBLEMATIKA E AKUMULIMIT TË NITRATEVE NË PERIME

Një nga faktorët që çon në uljen e cilësisë së prodhimit bimor, është edhe abuzimi me përdorimin e tepërt të plehrave kimike dhe kryesisht ato azotike. Ndër kulturat më të ndjeshme në këtë drejtim, janë perimet e sidomos ato gjethore.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË PATATES VERORE

Patatja është parabimë shumë e mirë për të gjitha kulturat bujqësore, sidomos për drithrat sepse e le tokën të pastër nga barërat e këqija dhe të pasur me lëndë ushqyese. Cilat janë tre rregullat për mbjelljen e patates në verë?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË QEPËS ME QEPUJKË NË FUSHË TË HAPUR

Cilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?

Lexo më shumë